Banda e Sekretarëve të Përgjithshëm, në krye “Espinoza” Engjëll Agaçi

132

Në 10 vite pushtet të PS, 3 sekretarë janë “ekzemplarë” që kanë bërë batërdi me falsifikime, tenderë, koncesione, kontrata qiraje, shitje e dhurime pronash, vjedhje fondesh publike, e punësime.Prej 10 vitesh, kryetari i bandës së sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive, që i përzgjedh, instrukton, përdorë, qarkullon e shkarkon.

Sigal

 

Deri tani janë burgosur 3 Sekretarë të Përgjithshëm të 3 ministrive, ndërsa nga 38 sekretarë në këto 10 vite pushtet të PS, 22 janë shkarkuar me gjoja “dorëheqje” pas raporteve të KLSH, pas kallëzimeve penale e fillimit të hetimeve për ta, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, për aferën e landfilleve.

P.sh., më 11 janar 2023, u arrestua Sekretari i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, për vjedhjen 1.2 milionë Euro, me një pasuri publike, ndërsa më 2 qershor, u arrestua Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, për pazar e marrje ryshfeti 40% të fondit të tenderit.

Më 31 mars 2022, u arrestua Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, mbasi ishte përdorur nga ministri Lefter Koka dhe Ëngjëll Agaçi, me miratim të Edi Ramës, për të firmosur dhe sekserizuar aferat e landifilleve, prandaj Kryeministri e shpërbleu me mandat deputeti.

Kur lexon akuzat për këta, por dhe raportet e KLSH, Auditet e Ministrisë së Financave dhe denoncimet e mediave për korrupsionin nëpër ministri, konstaton se Sekretarët e Përgjithshëm, janë një bandë që përdoren për të sekserizuar, firmosur e fshehur vjedhjet.

Sipas ligjit për administratën, Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive duhet të përzgjidhen me konkurs, por realisht përzgjidhen e propozohen nga Sekretari i kryeministrisë, Engjëll Agaçi në ujdi me ministrat dhe emërohen nga kryeministri Edi Rama, ose i cakton vetë ky i fundit.

Rekord me 3-5 Sekretarë të shkarkuar e nën hetim, janë Ministria e Brendshme, Arsimit, Mbrojtjes, Shëndetësisë, Financave, Energji-Infrastrukturës, Bujqësisë e Turizëm-Medisit.

Prandaj nuk është rastësi, që këto ministri rezultojnë me korrupsionin dhe vjedhjet më të mëdha financiare të pasurive publike, madje janë qendra e aferave afro 8 miliardë Euro me tenderë PPP, koncesione, ankande, privatizime e zhdukje fondesh.

Rekord me 3-5 Sekretarë të shkarkuar e nën hetim, janë Ministria e Brendshme, Arsimit, Mbrojtjes, Shëndetësisë, Financave, Energji-Infrastrukturës, Bujqësisë e Turizëm-Medisit.Prandaj nuk është rastësi, që këto ministri rezultojnë me korrupsionin dhe vjedhjet më të mëdha financiare të pasurive publike, madje janë qendra e aferave afro 8 miliardë Euro me tenderë PPP, koncesione, ankande, privatizime e zhdukje fondesh.

Ndërsa në 10 vite pushtet të PS, “ekzemplarët” që kanë bërë batërdi me falsifikime, tenderë, koncesione, kontrata qiraje, shitje e dhurime pronash dhe vjedhje fondesh e grandesh të BE, janë 3 sekretarë, që pas çdo skandali, Babloku e Agaçi u ndërrojnë vendet nëpër ministri.

Është Arjan Kraja, i cili ka qenë sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes, në Ministrinë e Financa-Ekonomisë dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, ku ka bërë çdo lloj zullumi ekstrem me tenderët, PPP-të dhe grabitjen e pronave të ushtrisë e pasurive të konfiskuara.

Është Plarent Ndreca, i cili ka qenë Sekretar në Ministrinë e Arsimit, ku quhej “përbindëshi” i korrupsionit me Lindita Nikollën, për të cilat KLSH e kallëzoi në prokurori, por nuk u prangos.

Pasi u shkarkua, Edi Rama dhe Agaçi e emëruan Plarent Ndrecën sekretar në Ministrinë e Turizëm-Mjedisit, ku vazhdoi avazin e pazareve me tenderë, koncesione, leje, licenca, plazhe etj.

Ndërsa pas shkarkimit edhe nga kjo ministri, Babloku dhe Agaçi i tij e emëruan sekretar në Ministrinë e Brendshme, prej nga iku për 108 milionë Euro korrupsion me tenderët, ku rekord ishte vjedhja e 11 milionë Euro me uniformat policore. “Nona” e bandës së sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive është Gelardina Prodani, e cila për 6 vitesh ishte sekretare në Ministrinë e Financave, 3 vite në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa prej 1 viti vazhdon të jetë sekretare në  Ministrinë e Mbrojtjes.Prej 10 vitesh, kryetari i bandës së sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive, që i përzgjedh, instrukton, përdorë, qarkullon e shkarkon, është Engjëll Agaçi i kryeministrisë./Pamfleti