Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, deklaroi se Belinda Balluku, disponon dy shtëpi pushimi në jug të Shqipërisë, duke ngritur pyetjen nëse Prokuroria ka nisur hetimet për këto pasuri.
Ai theksoi se informacioni i tij është për dy vilat të një kompleks biznesi, OLEAS në Drimadhës, dhe kërkoi nga Prokuroria të verifikojë nëse Balluku ka shtëpi pushimi në atë zonë. Bardhi shtoi se nga hetimi pasuror mund të dalin 3, 5 apo 300 persona të përfshirë, varësisht nga puna e SPAK.
Bardhi: Belinda Balluku disponon dy shtëpi pushimi, dy vila në jug të Shqipërisë. A po heton Prokuroria? Ajo që kam detyrë të ngrejë shqetësimin dhe çdo dokument ta depozitojë në SPAK.
Na duhen më shumë se sa 3 furgonë që mbushen me letër, e thanë prokurorët në mbledhje. 50 mln në një tender janë mjaftueshëm për të blerë një dëshmitar. Nuk ka ardhur hetimi pasuror, nëse nga hetimi pasuror do dalin 300, 3 apo 5 do varet nga puna e SPAK. Por që disponon pasuri të fshehur është pak apo e sigurt. Për 2 vilat e kam informacion.
Bëhet fjalë për një biznesmen që ka marrë mln euro tenderë, nga ministritë apo agjencitë. Bëhet fjalë për kompleksin OLEAS në Drimadhas. Prokuroria të verifikojë nëse ka shtëpi pushimi atje Balluku.



















