Shqipëria investoi në ndërtimin e bursës Shqiptare ALPEX 2.2 mln euro e cila ende nuk përdoret, ndërkohë KESH avulon se 20 milionë euro tenderëve për blerjen e energjisë elektrike
Nuk është hera e parë që vendi përmbytet nga rreshjet dhe KESH zbraz arkën për tendera, sikur të mos mjaftonte se shqiptarët renditen të dytët në rajon që paguajnë çmimin e energjisë më të shtrenjtë. Gjatë 13 ditëve të fundit, (KESH) ka shpenzuar më shumë se 20 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike, duke rritur ndjeshëm çmimin e blerjes, i cili për disa muaj ka qenë rreth 100 euro për megavat-orë (MWh), tani ka arritur deri në 150 euro për MWh
Ndërsa, meteorologët kanë paralajmëruar rreshje të dendura shiu dhe përmbytje në disa zona të vendit, autoritetet po shpenzojnë miliona euro për blerjen e energjisë elektrike përmes tenderëve. Nuk është hera e parë që vendi përmbytet nga rreshjet dhe KESH zbraz arkën për tendera, sikur të mos mjaftonte se shqiptarët renditen të dytët në rajon që paguajnë çmimin e energjisë më të shtrenjtë. Gjatë 13 ditëve të fundit, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka shpenzuar më shumë se 20 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike përmes tenderëve, duke rritur ndjeshëm çmimin mesatar të blerjes së energjisë.
Ky çmim, i cili për disa muaj ka qenë rreth 100 euro për megavat-orë (MËh), tani ka arritur deri në 150 euro për MËh, një rritje prej më shumë se 50 eurosh për çdo njësi energjie. Në dy tenderët më të fundit të datës 4 dhe 11 nëntor, KESH ka kërkuar përkatësisht 62,580 MËh dhe 7,119 MËh energji, ndërkohë që energjia ka ardhur me një çmim që është më i lartë se çmimi i zakonshëm i marrë në tenderët e mëparshëm.
Ndërkohë që Shqipëria ka investuar 2.2 milionë euro për ndërtimin e bursës shqiptare të energjisë, ALPEX, kjo bursa është ende jashtë përdorimit. Gjithnjë është marrë si referencë bursa hungareze HUPX por tanimë tenderët po zhvillohen jashtë bursës. KESH po përdor një platformë të brendshme për blerjet e energjisë, duke krijuar një situatë ku mungon transparenca dhe llogaridhënia për shpenzimet publike. Kjo pasi ëshët duke perdorur një platformë ku bëhet publik vetëm rezultati. Për më tepër, në këtë periudhë, vendi po përballet me kushte meteorologjike të vështira. Parashikimet e fundit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) flasin për rreshje të dendura shiu dhe mundësi përmbytjesh në disa zona. Shiu i denduar mund të shfrytëzohet për të prodhuar energji të pastër dhe të rinovueshme, duke ndihmuar në uljen e varësisë nga importet e energjisë dhe duke kontribuar në qëndrueshmërinë e sistemit energjetik.Në periudha me shira të fortë dhe reshje të mëdha, shpesh krijohen mundësi për mbledhjen dhe përdorimin e ujit që rrjedh nga lumenjtë dhe ndihmon në mbushjen e rezervuarëve të hidrocentraleve. Këto ujëra, nëse menaxhohen siç duhet, mund të përdoren për të prodhuar energji në mënyrë më efikase dhe të qëndrueshme.
01-
Tenderi KESH, SMS me Benet Becin: 500 mijë euro për Harvardin, 320 mijë për ne me dy klasë

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për ish kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, kanë zënë në grackë edhe kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci për implikim në afera gjatë kohës që mbante postin e drejtorit të Përgjithshëm të KESH. Gjatë hetimeve për Berberin, prokurorët e SPAK mes të tjerash kanë sekuestruar edhe telefonin e bashkëshortes së tij A. Ruko.
Por ndonëse ishin nisur për të gjetur prova të mëtejshme në ngarkim të Berberit, në telefonin e zonjës Ruko, prokurorët kanë gjetur dhe disa komunikime mes ish kreut të rrugëve dhe ish drejtorit të KESH. Njëri prej tyre, më flagranti lidhet me një tender me vlerë 832 mijë euro të zhvilluar nga KESH për kontraktimin e një studimi për strategjinë e sektorit energjetik. Bashkëshortja e zotit Berberi ishte caktuar kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të tenderit. Studimi, i cili do të kryhej në bashkëpunim me profesorë të Harvardit duket se kishte para për të ndarë edhe për dy ish zyrtarët, të cilët donin jo pak, por mbi 40 për qind të fondit. Në një nga SMS-të e gjetura nga prokurorët e SPAK, duke ju referuar tenderit për studimin, Evis Berberi i shkruan Benet Becit: “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë.”Por SMS-ja kompromentuese e Berberit për Becin nuk është prova e vetme. Më vonë ka rezultuar se prokurimi është kryer pikërisht ashtu. Tenderi me objekt “Zhvillimi i Strategjisë për Sektorin Energjetik” u shpall nga KESH në 13 janar të vitit 2020 me fond limit të paracaktuar prej 69.5 milionë lekësh ose 695 mijë euro pa tatim mbi vlerën e shtuar. Bashkë me TVSH-në vlera e fondit limit ishte 834 mijë euro. Consulting & Management Albania është një kompani konsulence, e cila merr tendera publikë kryesisht në Albcontrol si dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Kjo kompani nuk kishte asnjë eksperiencë për studime energjetike dhe tenderi i vetëm që ka marrë në KESH është pikërisht ai për Zhvillimin e Strategjisë së Sektorit Energjetik.
Pronari i kësaj kompanie, zoti Myftari aktualisht zotëron dhe 8 kompani të tjera, të cilat janë të gjitha me status të pezulluar.Në vitin 2022, audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbërritën në zyrat e KESH për të audituar kompaninë. Mes gjetjeve që audituesit konstatuan në KESH ishte dhe ajo e tenderit 834 mijë euro për Zhvillimin Strategjik të Sektorit Energjetik.
Në raportin e auditimit, inspektorët e KLSH shkruajnë se tenderi ka një sërë parregullsish serioze, pasi së pari nuk ishte detyrë e KESH të bënte strategjinë e sektorit energjetik të vendit dhe së dyti, Shqipëria e kishte sakaq strategjinë e sektorit, e cila ishte kryer nga ministria e Energjisë në bashkëpunim me donatorët. Për më tepër, audituesit e KLSH konstatojnë se studimi i kryer nga kompania CMA dhe profesorët e Harvardit kishte vetëm informacione publike, lehtësisht të aksesueshme.
02-
Gjetjet për tenderin 834 mijë euro

“Të gjitha kërkesat e parashtruara nga ana e Grupit të Punës si detyrë për Konsulentin ose janë informacione, të cilat kanë qenë lehtësisht të aksesueshme pa qenë nevoja për prokurimin e marrjes së tyre ose kanë qenë të saktësuara në VKM nr. 480 datë 31.07.2018 ‘Për miratimin e strategjisë kombëtare të energjisë për periudhën 2018–2030’,”- thuhet në raportin e auditimit.
KLSH e ka klasifikuar procedurën si një punë të sajuar thjesht për të shpenzuar para dhe gjithë shpenzimin si dëm të pastër ekonomik.“Rezulton se vlera prej 83,220,000 lekë me TVSH përbën përdorim pa efektivitet eficiencë dhe ekonomicitet për fondet e shoqërisë,” -thuhet në raportin e KLSH.





















