Azem, ti je gjallë, do ngrihemi kundër Ramës dhe vasalit të tij në krye të PD

98
Sigal

Nga Sali Berisha/

Te dashur miq, sot kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh, mirënjohjen më të thellë para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të lirisë së tyre, Azem Hajdari të ekzekutuar me 12 shtator të vitit 1998 para selisë së Partise Demokratike nga fallangat terroriste me uniformë të qeverisë së Partisë Socialiste. Ky akt makabër, vrasja e shekullit për kombin shqiptar ishte një hakmarrje e verbër primitive ndaj të riut legjende, i cili në krye të lëvizjes studentore bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ndaj prijesit të revolucionit Demokratik të Studentëve të Dhjetorit ‘90, themeluesit të pluralizmit politik në Shqipëri në vendin e diktaturës më të egër staliniste pothuaj gjysëm shekullore në Europë.

Azem ti je gjallë!

Te dashur miq, ata që në një akt hakmarrje të verbër ndaj Tribunit të Lirisë për përmbysjen e sistemit barbar të baballarëve xhelatë dhe mizor, kryen me 12 shtator të vitit 1998 ekzekutimin e tij kanë marrë dhe do marrin gjithmonë për aktin e tyre makabër, ndëshkimin e historisë.

Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendës së trimërisë dhe guximit mbinjerezor e të riut shqiptar bëhet çdo ditë, javë, muaj dhe vit që kalon, më e ndritur dhe më madheshtore.

Sot 23 vite pas ekzekutimit të tij kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit është më frymëzuese se kurrë, mirënjojha e shqiptarëve për birin e tyre qe si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar është më e pakufishme se kurrë. Sot demokratët dhe demokratët frymezohen më shumë se kurrë më parë nga trimeria epike, guximi mbinjerëzor i Azem Hajdarit për tu ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë, rregjimin e kakistokracisë dhe tradhëtisë së lartë kombëtare të Zografit Bis dhe veglës të tij mjerane në krye të PD.

Kujtimi i Ndritur i Azem Hajdarit është kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thjeshtë, mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave të saj në të gjitha nivelet e institucioneve të saj të rikthejnë me urgjencë Partine Demokratike mbi parimet bazë mbi të cilat ajo u themelua nga Azem Hajdari dhe studentët liberator të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave njerëzore dhe interesit kombëtar të shqiptarëve dhe shndërrimin e saj në një lokomotivë të integrimit të Shqipërisë në BE.

Demokrate dhe demokratë, tribuni yne sot na thërret: kokën lart!

Azem ti je gjallë! sb

Image

Image