Av. Ledio Braho/ Qëllimi i OFL-së është të mos gjykohen dosjet kundër maxhorancës dhe të pengojë hetimet e SPAK-ut

623
Sigal

Av Ledio Braho: qëllimi i OFL-së është të mos gjykohen dosjet kundër maxhorancës

Deri tani Operacioni i Forcës së Ligjit nuk e ka justifikuar aspak qëllimin për të cilin u zotua kryeministri Rama. Përveçse disa skenarëve hollivudionare, të bllokimit të çdo makine luksi që qarkullon në rrugë, për gjoja verifikim, pa patur asnjë hetim paraprak, OFL-ja nuk ka goditur aspak krimin dhe veprimtarinë e bosëve të krimit. Avokati, Ledio Braho, dje ndër të tjera u shpreh se në thelb OFL po dëmton punën e SPAK dhe po dublon Byronë e Hetimit, dhe kjo bëhet jo pa qëllim. ‘Nëse kjo maxhorancë do kishte vullnetin për të hetuar pasuritë e personave me të shkuar kriminale, e ka shumë të thjeshtë, çdo transaksion kalon nëpërmjet asaj që quhet drejtoria e pastrimit të parave. Mosveprimi është i institucioneve shtetërore. Nëse këto dosje nuk shkojnë në Prokurori dhe Gjykata nuk do të ketë vlerë. Ajo që realisht po bën OFL është që po mbingarkon SPAK-un. SPAK-u nuk i ka kapacitetet ti hetojë këto pasuri. Kjo thjesht do bëjë atë që do ta mbingarkojë deri në fund të vitit SPAK-un. SPAK nuk mund të gjykojë çështje që janë gjykuar njëherë nga Gjykata. OFL po ngarkon SPAK-un, që në vend që të merret me dosjet e bujshme, merret me dosje që janë gjykuar. Deri në fund të vitit 2020 nuk do të shikoni asnjë produkt të SPAK për këto dosje. Plus që nëse këto dosje do të ankimohen dhe mund të shkohen edhe në gjykata më supreme, shteti do të duhet ti paguajë këtyre personave edhe një dëmshpërblim për fitimin e munguar gjatë kohës që aktivitetet kanë qenë të pezulluara. Ironia në këtë akt normative që quhet OFL është që ditën e parë Ministri i Brenshëm i thirrue në interpelancë thoshte se Shqipëria ka bërë hapa para me krimin. Ndërkohë që po të njëjtën ditë nisi operacioni OFL. Pra qeveria nuk është koherente për aktet që sjell. Ndër të tjera Braho ka folur edhe për dublimin që OFL po i bën Byrosë Kombëtare të Hetimit ‘Ka edhe një aspect tjetër që OFL po dublon BKH-në. Dhe kjo shpëton zyrtarët e lartë. Dhe të besosh që sot ka krim pa ndihmën e pushtetit, është naivitet. Në momentin që sekuestrohen pasuritë e politikanëve të lartë e bën edhe më të besueshëm nismën e ndërmarrë’-tha Braho.