Auron Tare: Shërbyesit e komunizmit veshën kostume dhe u bënë demokratë

Historiani Auron Tare, deklaroi se sot janë kundër komunizmit, ata që dje i shërbyen si servilë komunizmit. Auron Tare, ndër të tjera thotë: “Mendoj që reagimi që ndodhi në atë përplasje është pasojë e një çështjeje që ka 30 vjet që debatohet, por asnjëherë nuk zgjidhet. Një pjesë e atyre që ishin shërbyes të regjimit komunist, veshën kostume ‘Armani’ dhe u bënë demokratë, u konvertuan në demokratë. Në këtë periudhë 30-vjeçare, ligji këtu në Shqipëri nuk i ndalon simbolet komuniste. Në Shqipëri nuk kujdesen për historinë dhe të kaluarën e vendit. Mendoj se kjo është e qëllimshme, është edhe neglizhencë. Kush u dënua për 45 vitet e komunizmit? Askush nuk u dënua”- tha Tare.
Sigal