Partia Demokratike do të protestoje deri në Parlamentin Evropian kundër arrestimit politik të Liderit të opozitës Sali Berisha.
Lajmi u konfirmua nga nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj nga SPAK-u, i cili dekalaroi se ka një vendimarrje nga grupi parlamentar i PD për të organizuar protesta paqësore në Strasburg e Bruksel, për të kërkuar drejtësinë e mohuar në Shqipëri.
Sipas Gjekmarkaj, si në asnjë vend tjeter, lideri i opozitës Sali Berisha po mbahet në arrest shtëpie pa anjë fakt e prove, ndaj theksoi se demokrat do ti shkojnë deri në fund të së vërtetës.
Depueti Tomor Alizoti deklaroi se këto protesta duhet të ishin organizaur që më herët, ndërsa anëtari i këshillit konbetar të PD, Aldo Bumçi deklaroi se ka ardhur koha që lëvizja kundër sulmit politik që po i bëhet opozitës të shtrihet deri në PE.
Sipas demokratëve, nuk mund të presësh drejtësi nga institucuionet e kapura nga Edi Rama që veprojnë në shërbim të tij, ndaj sytë do të kthehen tek institcuonet ndërkombetare.



















