Armando Subashi: Rehabilitimi i sistemeve kulluese do garantojë rritjen e prodhimit bujqësor vendas

Kryetari iBashkisë Fier, Armand Subashi pas votëbesimit nga qytetarët në zgjedhjet vendore të 14 Majit, ka nisur punën për realizimin e premtimeve. Subashi ka demonstruar me pamje se po vijon puna për rehabilitimin e sistemeve kulluese.

“Vajkan, aty ku po vazhdon puna për rehabilitimin e sistemit kullues, si në të gjithë territorin e bashkisë Fier. Një punë e vazhdueshme, që synon ringritjen sa më shpejt të gjithë sistemit të kullimit të tokave bujqësore, për të garantuar rritjen e sasisë dhe cilësisë së prodhimit bujqësor vendas, dhe ripërtëritjen e bujqësisë, si një aset me vlerë në ekonominë tonë.”

Sigal