Armand Subashi: Artisti Fuat Boçi personaliteti që ka lënë gjurmë Fier

144
Sigal

Armando Subashi, kryebashkiaku i Fierit ka shprehur konsideratën për një nag themeluesit e Estradës. Ai shprehet se :  E mbani mend monologun ‘’Doni më për Belulin’’?! Nuk mund të mos kujtonim sot një nga themeluesit e Estradës Profesioniste të Fierit “Artistin e Merituar” Fuat Boçi.  Ky mjeshtër i humorit ka interpretuar në 160 premiera dhe numëron 600 role, duke lënë gjurmë të pashlyeshme për publikun shqiptar. Gjatë karrierës së gjatë artistike, Fuat Boçi është vlerësuar me medalje, urdhëra dhe tituj të ndryshëm, midis të cilëve ‘’Artist i Merituar’’ dhe ‘’Qytetar Nderi i Fierit’’. Personalitete që lënë gjurmë!