Ardit Çela: Kutia ku futi dje duart KQZ del me probleme, masakra e procesit vazhdon

222
Sigal

Kandidati për deputet i LSI-së dhe drejtuesi politik për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Beratit, Ardit Çela, thotë se kutia ku futi dje duart KQZ del me probleme, dhe sipas tij, masakra e procesit vazhdon.

”Perla e radhës nga QV. 3445, kutia ku KQZ futi duart dje duke vazhduar masakrën e procesit. Në procesverbalin e marrjes në dorëzim raportohen 738 fletë votimi të tërhequra! Në procesverbalin e mbylljes së votimit raportohen 700 fletë votimi! Ndërkohë që raportohen 310 votues, dhe fletë votimi 314. A keni akoma dyshime?”,-shkruan Çela në facebook.