ARBITRAZHI, MILIARDA PËR KONTRATAT E ANULUARA

931
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Qeveria shqiptare shpenzon 2.3 milionë euro të tjera në arbitrazh ndërkombëtar për kontrata të anuluara

Shpërblime të majme studiove ligjore, kur, ndërkohë shkurtohen ndihmat sociale, fondet për arsim dhe shëndetësi publike

Qeveria e kryeministrit Rama ndodhet përballë arbitrazhit ndërkombëtar me disa kompani, “Albaniabeg Ambient, sh.p.k”., “M.Angelo Novelli” dhe “Costruzioni S.R.L.” “IÇ kundër Hydro S.R.L.””, “ICSID case no.ARB/17/6” me palë “Anglo-Adriatic Group Limited, të cilëve u janë pezulluar kontratat e koncesioneve, me vendime të qeverisë. Deri tani qeveria ka harxhuar miliona euro vetëm për shërbime juridike, ndërkohë, që dje, qeveria, do të shpenzojë edhe 2,3 milionë euro shtesë, me VKM ka bërë shtesa për pagesën e shërbimeve juridike për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar. Tre ministritë, që përfitojnë shtim të buxhetit janë ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ministria e Financave dhe Ekonomisë si dhe ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

“a) Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, i shtohet kundër-vlefta në lekë e fondit 516 146 (pesëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e njëqind e dyzet e gjashtë) euro dhe 99 660 (nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë) paund për kryerjen e pagesave të faturave të firmës avokatore “Gowling WLG” në çështjen e Arbitrazhit Ndërkombëtar “ICSID, nr.Arb/14/26”, me palë “Albaniabeg Ambient, sh.p.k”., “M.Angelo Novelli” dhe “Costruzioni S.R.L.” kundër Republikës së Shqipërisë;

  1. b) Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në programin “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme”, , i shtohet kundër-vlefta në lekë e fondit 1 000 000 (një milion) euro për kryerjen e pagesave të shërbimeve juridike në çështjen e Arbitrazhit Ndërkombëtar “ICSID case no.ARB/17/6” me palë “Anglo-Adriatic Group Limited” kundër Republikës së Shqipërisë;
  2. c) Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, i shtohet kundër-vlefta në lekë e fondit 600 000 (gjashtëqind mijë) euro për kryerjen e pagesave të faturave të firmës avokatore “Gowling WLG” për përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në çështjen e Arbitrazhit Ndërkombëtar “IÇ kundër Hydro S.R.L.”, thuhet në vendimin e qeverisë.

 

Miliona euro për shërbime juridike në çështjen e Arbitrazhit Ndërkombëtar

Është e disata herë që qeveria e kryeministrit Rama shton fonde nga buxheti i shtetit për të paguar për shërbimeve juridike në çështjen e Arbitrazhit Ndërkombëtar, kundër Albaniabeg Ambient, sh.p.k”., “M.Angelo Novelli” dhe “Costruzioni S.R.L.” dhe “IÇ kundër Hydro S.R.L.”. Me dy vendime të marrë në 2016, qeveria socialiste ka nxjerrë nga buxheti i shtetit edhe 780 mijë dollarë, të cilat do të përdoren për shpenzime administrative, por dhe avokatët që mbrojnë shtetin në gjyqet e Arbitrazhit kundër kompanive të Françesko Beketit. EMT Hydro, S.R.L. dhe Albaniabeg Ambient, sh.p.k., M. Angelo Novelli dhe Costruzioni, S.R.L. kanë hedhur në gjyq shtetin shqiptar pas prishjes së marrëveshjeve përkatësisht për hidrocentralin e Kalivaçit dhe djegien e plehrave. Kohë më parë në buxhetin e miratuar për vitin 2015, i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 220 000.00 dollarë, për pagesën e shpenzimeve administrative të arbitrazhit, dhe kundërvlera në lekë e fondit prej 200 000.00 eurosh, për kryerjen e pagesave të faturave të avokatëve të kontraktuar për përfaqësimin në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar IÇ, nr. 20564/EMT Hydro, S.R.L., kundër Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet kontratës për ofrimin e shërbimeve ligjore, Në tjetër vendim është ai për çështjen kundër Albaniabeg Ambient, sh.p.k.. “Ministrisë së Mjedisit, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, t’i shtohet fondi prej 39 050 000 lekësh, për kryerjen e pagesës së tarifave të avokatëve të kontraktuar për çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar ICSID, nr. ARB/14/26, Albaniabeg Ambient, sh.p.k., M. Angelo Novelli dhe Costruzioni, S.R.L., kundër Republikës së Shqipërisë, që zhvillohet në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Konflikteve në Investimet (ICSID).

Çështjet në Arbitrazh

Kompania Albaniabeg ambient sh.p.k., Angelo Novelli and Costruzioni S.R.L. ka hedhur në gjyq qeverinë shqiptare, duke i kërkuar 150 milionë euro dëmshpërblim për mosrespektim të kontratës për përpunimin e mbetjeve urbane, që edhe mund të importoheshin nga Italia, për t’u ricikluar dhe për të përfituar energji nëpërmjet një termovalorizatori dhe centrali termik.

Gjyqi tjetër ka të bëjë me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit mbi Vjosë nga kompania Hydro Srl

Hidrocentrali i Kalivaçit, i pari që do të realizohej mbi Vjosë. Ky projekt do të zgjaste 5 vite. Por, para vitit 2000 kompania e Françesko Beketit nuk kreu asnjë punim, derisa Këshilli i Ministrave të miratonte ndryshime të rëndësishme në kontratën fillestare, duke lejuar koncesionarin që të transferonte të drejtat në një kompani tjetër të kontrolluar prej tij. Pas rreth 15 milionë eurosh investime, janë ndërruar aksionerë e nënkontraktorë. Në vitin 2007 BEG krijon “Hydro” S.r.l. në Itali, që mori përsipër zbatimin e kontratës së koncesionit për Kalivaçin. Më 2007, BEG krijon “Kalivaç Green Energy” sh.p.k. në Shqipëri dhe i kaloi kësaj koncesionin, pa asnjë miratim dhe në kundërshtim me kushtet e vendosura nga shteti shqiptar. Pak ditë më vonë, “Kalivaç Green Energy” sh.p.k. i shitet 100% “Hydro” S.r.l. HEC-i nuk u realizua ndërkohë që çështja përfundoi në Arbitrazh pasi kompania italiane kërkoi 10 milionë euro detyrime për TVSH-në.

Vendimet të tjera të Qeverisë

Për miratimin e kontratës me ndarje prodhimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në tokë, në Shqipëri, blloku 4, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare E Burimeve Natyrore (AKBN), dhe Shell Upstream Albania B.V.

  1. Miratimin e kontratës me ndarje prodhimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në tokë, në Shqipëri, blloku 4, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), dhe Shell Upstream Albania B.V., sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

  1. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

 

V e n d i m për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i objektit “Linja e re e furnizimit me ujë të ujësjellësit Durrës”

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i objektit “Linja e re e furnizimit me ujë të ujësjellësit Durrës”.

 

  1. Shpronësimi bëhet në favor të shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Durrës, sh.a.

 

  1. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen me vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “Tokë bujqësore” dhe “Dru frutorë”, me një vlerë të përgjithshme prej 7 760 025 (shtatë milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë mijë e njëzet e pesë) lekësh, nga të cilat:

 

  1. a) “Tokë bujqësore”, në vlerën 7 578 000 (shtatë milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë;
  2. b) “Dru frutorë”, në vlerën 182 025 (njëqind e tetëdhjetë e dy mijë e njëzet e pesë) lekë.

 

  1. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 7 760 025 (shtatë milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë mijë e njëzet e pesë) lekësh, do të përballohet nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës–Kanalizimeve, zëri “Kodi i projektit, M063149”, parashikuar në buxhetin e vitit 2018.

 

  1. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2018, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

  1. Shpronësimi të fillojë menjëherë.