Arben Ristani: “Lulzim Bashën e shoh si kryeministër”

436
Sigal

Gazeta “Telegraf” në kryetitullin e madh të botuar pardje, duke iu referuar burimeve të mirëinformuara pranë shtabeve elektorale të partive, zbardhi një ofertë që PD-ja i ka ofruar LSI-së, duke i dhënë 50 % të bashkive, nëse LSI-ja do të pranojë që të kenë një koalicion zgjedhor. Edhe pse vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po pardje, deklaroi se PD-ja nuk ka bërë këtë ofertë elektorale LSI-së, pohimi i djeshëm i sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, se Lulzim Bashën e shikon si kryeministër, të bën të mendosh, se Lulzim Basha, jo vetëm që nuk do të jetë kandidat për kryetar i Bashkisë së Tiranës, por mendon, që t’i ofrojë LSI-së Bashkinë e Tiranës, për ta joshur, që të pranojë koalicion zgjedhor. Demokratët kanë nisur nga puna për përzgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë në 21 qershor në 61 bashkitë e vendit. Vëmendja më e madhe është për Tiranën që aktualisht drejtohet nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili nuk ka vendosur ende për rikandidimin e tij në kryeqytet. Megjithatë numri dy i Partisë Demokratike, Arben Ristani tha dje se Bashën do preferonte ta shihte si kryeministrin e ardhshëm të vendit. Ristani thotë se, është ende herët të flitet për emra por sqaron se udhëzimi i kryetarit Basha përcakton qartë se kandidatët që do të zgjidhen nga strukturat e bazës do kalojnë përmes konsultash, e më pas do të jetë kryesia ajo që do të vendosë. Sipas tij nnë këto zgjedhje nuk do të mungojë dalja me kandidatë të përbashkët që do të përzgjidhen nga konsultat me aleatët. Vënien nën akuzë të disa kryebashkikëve të majtë e sheh si përplasje për intersa korruptive brenda së majtës. Përzgjedhja e kandidaturave në bazë për betejën elektorale të 21 Qershorit duhet të përmbyllet brenda datës 10 Mars, për të kaluar më pas në filtrin e kryesisë së Partisë Demokratike.