Apeli i GJKKO-së lë në burg presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në seancën e sotme trupa gjykuese refuzoi kërkesën e Metës për ndryshimine masës së sigurisë ‘arrest me burg’ që ndodhej prej prej 21 tetorit 2024. Kujtim Cakrani kërkoi një masë më të butë sigurie duke ia lënë në vlerësim gjykatës.
Ai propozoi një nga 7 masat e tjera të sigurisë më të butë se arrest në burg si arrest shtëpie, detyrim paraqitje, garanci pasurore, ndalim dalje jashte vendit etj Ndërkohë në seancë dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi kërkoi vijimin e masës shtrënguese arrest në burg ku Meta mbahet prej 9 muajsh, informon gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj.
Meta dhe ish bashkëshortja e tij janë në hetim për ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’






















