Apartamenti u dëmtua nga tërmeti, qytetari: Nuk kam marrë asnjë ndihmë nga shteti

280
Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa bashkëbisedoi me banorin e njësisë Nr.8 ne Tiranë, Arben Gjoka apartamenti i të cilit u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ai tha se shteti nuk e ka përfshirë në programin e rindërtimit dhe as në bonusin e qirasë.

“Erdhën ekspertët e Institutit të Ndërtimit dhe verifikuan, bënë ekspertizën e thelluar dhe nxorën përfundimin që apartamenti është i pa banueshëm dhe ka dalë DS4 .

Ky dokument i shkoj dhe njësisë nr.8, por unë nuk kam përfituar absolutisht asnjë gjë nuk më kanë futur as në programin e rindërtimit, madje as për bonusin e qirasë . Tani unë s’e kuptoj se si mund të digjet njeriu me dokumentat e shtetit”, tha Gjoka.

Ai i kërkon nga shteti shqiptar që të futet në programin e rindërtimit dhe t’i jepet problemit të tij një zgjidhje.