Anëtar i Kryesisë – LSI Durrës, Nestor Memsuri: Urgjentisht strategji për menaxhimin e situatës me pandeminë

337
Sigal

Anëtar i Kryesisë – LSI Durrës, Nestor Memsuri, i cili është dhe mjek epidemiolog  ka reaguar në lidhje me menaxhimin që po i bëhet pandemisë në vendin tonë. Ai shprehet se  duhet të ketë shtim të numrit të testimeve dhe të trajtohen rastet aktuale.

“Kërkohet urgjentisht strategji për menaxhimin e situatës me pandeminë.

Duhet TESTIM – GJURMIM – TRAJTIM. Shtim numrit të TESTIMEVE të SHPEJTA dhe FALAS.Shtim buxheti për shëndetësinë.Shtim i personelit që mbulon të treja fushat – Testim – Gjurmim – Trajtim.Trajnim i vazhdueshëm koherent i personelit shëndetësor.Pajisje e vazhdueshme me mjete mbrojtëse PPE dhe monitoruese (oksimetër, etj).Trajtimi i personelit në Qendra Shëndetësore si personel në vijë të parë.Të aktivizohen mjekët e familjes.Spitalet rajonale të sigurohen me pajisjet e nevojshme dhe respiratore.Qeveria të aplikojë skemën e rimbursimit të medikamenteve, panelit të analizave dhe shërbimin e qytetarëve të prekur nga COVID-19.Të mos trajtohet pandemia politikisht por të dëgjohen realisht ekspertët dhe profesionistët.Shëndeti publik duhet të jetë parësor dhe prioritar dhe paratë të shkojnë realisht tek shtresat në nevojë dhe në mbrojtje të jetës së shtetasve shqiptarë. Jeta e çdo shqiptari është e shtrenjtë! Duhet mbrojtur me çdo kusht, përkushtim dhe përgjegjshmëri! “shkruan mjeku Higjenist – Epidemiolog.