Christiane Hohmann, ambasadorja e BE-së në largim gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian kërkoi reforma dhe që gjyqësori të rrisë standardet.“Gjyqësori të japë rezultatet në standardet europiane dhe të mos ketë pikëpyetje. Gjyqësorit duhet t’i ofrohet buxheti i duhur, që të ketë pajisjet dhe personelin e nevojshëm. Kjo ka efekt “domino” edhe në fushat e tjera,”- tha ajo. Hohmann u ndal konkretisht te fondet që Shqipëria pret nga Brukseli. Fillimisht duhet të plotësohen kushtet. “Nuk ka drekë falas. Edhe këtu nuk ka fonde falas. Nëse do të marrësh fonde të BE-së duhet të plotësosh disa kushte.” Ky është një propozim që po diskutohet me shtetet anëtare. Paketa përfundimtare nuk është akoma, por ky është një objektiv i deklaruar që paralelisht me reformat të krijohen edhe kushtet, jo për investime dhe vende pune, por arsye për njerëzit, që të thonë; unë dua të rri këtu”,- tha ajo. “SPAK këtë vit ka dhënë rezultate! Shoh raportet. Një hetim tjetër. Kjo është e rëndësishme. Duhet të bindi qytetarët. Atyre që kanë ndikim tek gjyqësori, të garantojnë që të japë rezultatet më të larta të BE dhe mos të ketë dyshime apo pikëpyetje. Kjo është më e rëndësishmja. E di që Kuvendi ka një rol për të luajtur në këtë drejtim. Mbështetja për gjyqësorin, mbështetja e duhur, për pajisjet, personelin”,- tha ajo. Niveli i fuqisë ekonomike të Shqipërisë nuk është në mesataren e BE-së. Brenda BE ne kemi fonde strukturore për vendet e BE. Vonder Leyen ka propozuar paketë për vendet e Ballkanit Perëndimor për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik. Kjo është një shtytje, që duhet t’i japim. Kjo mbështetje lidhet me kushte, sepse nëse t’i do të marrësh fonde të BE-së duhet të plotësosh disa kushte.” – tha ajo.
Diplomatja e lartë evropiane u shpreh se shteti i së drejtës në Shqipëri duhet të bëhet realitet dhe për këtë duhet të binden qytetarët shqiptarë dhe jo BE. “I kemi parë rezultatet e para dhe po vazhdojmë t’i shohim. SPAK ka dhënë rezultatet. Ju duhet të bindni jo mua apo BE, por qytetarët. Ju bëj thirrje që gjyqësori të japë rezultatet më të larta me standardet e BE dhe mos ketë dyshime, apo pikëpyetje”, -tha mes të tjerash ambasadorja e BE në Shqipëri, Hohmann.
Paradokse të drejtësisë
Sipas asaj që faktojnë investigimet dhe lajmet e përditshme me shumë respekt i kujtojmë amabasadores, se qytetarët nuk besojnë në drejtësi, pasi i dinë mirë lidhjet nepotike në administratë dhe nuk duhet të harrojmë se po dalin zyrtarë dhe studio ligjore të lidhura me qeverinë që vënë pikat mbi “i” në sistemin e drejtësisë. Pasi nëse vërtet do kishim një drejtësi jo të kapur nga politika, gjykimi do niste që nga dosja e Dibrës 184, ku më zë dhe me figurë duke nisur nga kryeministri, ministri i drejtësisë, ku flitej për blerje votash.
A mund të besohet që një kancelar gjerman të qëndrojë në pushtet edhe pse pjesëtarë të qeverisë të ishin në pranga, e a mund të mendohet që të justifikohet me ‘përgjegjësia është individuale’.
Para disa vitesh u kërkua dorëheqja e një ministri në Gjermani, vetëm se disa fjalë rezultuan plagjiaturë. Dhe vetëm se ministri i brendshëm përdori helikopterin e ministrisë për të shkuar në një aktivitet të ministrisë, dha dorëheqjen. Ndërsa në Shqipëri zyrtarët zhyten në luks, edhe vënë në përdorim asetet si të duan dhe drejtësia nuk i prek. Ndaj Z. Ambasadore si rezultat në 10 vite qeverisje të Rilindjes rreth 700 mijë shqiptarë kanë marrë rrugën e emigrimit.




















