Ambasadori Lu: 20 familje kriminale dominojnë krimin në Shqipëri, 4 klane kryesore

459
I dërguari i qeverisë amerikane në Shqipëri, ambasadori Donald Lu ka zgjedhur të flasë me karta të hapura sot në aktivitetin e organizuar për 20-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës, duke dhënë mesazhe të forta. Zyrtari amerikan ka dhënë informacione për grupet kriminale në Shqipëri, duke numëruar 20 prej tyre. Po kështu Lu u shpreh së në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore.
“Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga parlamenti. Parlamenti i 2017 është më i mirë se ai i mëparshmi. Lufta kundër krimit të organizuar derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg. 20 familje kriminale dominojnë krimin në Shqipëri. Në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore”, tha Lu.
Sigal