Altin Goxhaj: Soros është armiku më i madh i demokracisë në Shqipëri

2598
Altin Goxhaj, një nga dhjetoristët më aktivë të 1990, dhe sot drejtori ekzekutiv i ZMK, në intervistën për gazetën “Telegraf”, zbardh kupolën e Soros në Shqipëri, jep me emra, se cilët politikanë, gazetarë i shërbejnë Soros, cilat janë fondacionet e Soros në Shqipëri, si u ndërtua kupola, për të kapur pushtetin politik dhe ekonomik dhe cilat janë bizneset e Soros në Shqipëri, ku i sjellin atij miliarda dollarë fitime. Altin Goxhaj pohon se Soros është armiku më i madh i demokracisë në Shqipëri. 
-Zoti Goxhaj, cili është qëllimi i Soros në Shqipëri?
– Kontrolli i shtetit dhe shoqërisë nëpërmjet pushtetit sorosian në çdo drejtim: Qeveria, Opozita, Parlamenti, Gjykatat, Banka e Shtetit, Pushteti Lokal, Mediat, Shoqëria Civile dhe në objektiv afatshkurtër janë Prokuroria, KLSH, KQZ dhe Presidenca. Nëpërmjet kontrollit total Soros realizon skenarin e rrënimit ekonomik dhe depresionit social, me qëllim krijimin e kushteve për falimentimin zyrtar të ekonomisë dhe shtetit. Më pas, nëpërmjet një Qeverie Teknike realizojnë privatizime totale dhe koncensionime pa fund (ato që s’do t’i realizojnë dot gjatë ushtrimit të mandatit të deritanishëm). Kapjen e tregjeve dhe krijimin e një pasurie të menjëhershme dhe të kuotueshme prej miliarda eurosh dhe krijimi i fitimeve të qëndrueshme për perspektivën. Qëllimi final i pushtetit për Kupolën Sorosiane të Shqipërisë është vetë pushteti, siç thotë George Orwell kuptohet bashkë me pasurinë, ndërsa për George Soros në NewYork mjafton fitimi prej 3 miliardë dollarësh që i duhen për të shlyer brenda 2017 debinë fiskale prej 7 miliardë dollarësh, që i kërkon Zyra e Thesarit të Shtetit të SHBA (detyrime fiskale të prapambetura që nga 2008, si pasojë e spekulimeve nëpërmjet investimit të fondit të taksave të investitorëve).
Sigal

Soros, a ka dhënë kontribut në demokracinë shqiptare?

Sorosi është armiku më i madh i demokracisë. Filozofia e vërtetë e Soros synon kapjen totale të çdo hallke hierarkike të pushtetit, nëpërmjet parimit të kërbaçit apo karotës dhe Rama është shembulli më i qartë, se si funksionon filozofia Soros, kudo në botë. Në emër të demokracisë i vendos shtetit pushtetin e kupolës sorosiane dhe mbyt demokracinë. Sot në Shqipëri s’ka liri mediash (këtë e dinë të gjithë). Mjafton të dish kush janë arkitektët e kësaj mbytjeje të lirisë së fjalës dhe do shohësh që nga një anë është pushteti i parasë, nga ana tjetër është pushteti total sorosian mbi gjithë median televizive dhe një pjesë të shtypit). Soros sot kontrollon shoqërinë civile dhe median. Vetë ky fakt tregon se çfarë standardesh demokratike ka në të vërtetë e ashtuquajtura Shoqëri e Hapur.

Cila është lista e politikanëve tanë në shërbim të Soros?

Personi që mbulon Shqipërinë: Jonas Rolet. Kupola e Mazhorancës: Olsi Rama, Linda Basha Rama, Milva Ekonomi, Endri Fuga, Valdete Sala, Henri Neim Çili, Koço Kokëdhima, Bashkim Sala, Piro Misha, Ardian Fullani, Artur Metani, Arjana Fullani, Andi Dobrushi, Ana Gjokutaj, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Blendi Çuçi, Mirela Kumbaro, Eglantina Gjermeni, Arbjan Mazniku, Delina Fico, Ilir Beqja, Dritan Prifti. Instrumentet kryesore të kontrollit të informacionit: Instituti Shqiptar i Medias dhe BIRN Albania (kontrollohen nga Remzi Lani). Kolona e Pestë e Opozitës: Genc Pollo, Genc Ruli, Enno Bozdo, Majlinda Bregu, Bardh Kadilli, Edmond Spaho, 8. Besnik Alia, Artan Hoxha. Personat që janë në marëveshje me Kupolën Sorosiane: Gjergj Lezhja (Lidhjet me Valdete Sala), Gerti Bogdani (lidhjet me Erion Veliaj), Grida Duma (lidhjet me Henri Neim Çilin), Sherefedin Shehu (lidhjet me Fullanin). Personat që u shërbejnë njerëzve të Soros: Kreshnik Çollaku i shërben verbërisht Genc Pollos dhe Enno Bozdos, Ervin Salianji dhe Edi Lesi i shërbejnë Henri Neim Çilit. Jorida Tabaku i shërben dhe është produkt i Koço Kokëdhimës. Opinionistët sorosianë që prezantohen nën petkun e PD: Lutfi Dervishi, Alfred lela, Afrim Krasniqi, Arjan Vasjari, Artan Hoxha. 

Sot SOROS, me sa fondacione vepron në Shqipëri?

Soros ka disa fondacione, por ato e kanë humbur vlerën e hierarkisë. Përdoren thjesht si xhepa operacionesh dhe spekulimesh. Sot është Fondacioni Soros, Fondacioni ABC (Albanian Besa Capital). Ndërkohë janë disa spinoffe të Soros që kryejnë shumë shërbime të rëndësishme në kontrollin dhe përfaqësimin e shoqërisë civile, si MJAFT, CoPlan, ISB, Agenda, Aleanca Gjinore, Refleksionet, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Instituti i Komunikimit, Organizata Politike, BIRN Albania, etj. Ndërkohë disa fondacione të huaja shërbejnë thjesht, si depozita financiare për qëllimet e Kupolës Sorosiane, si Olaf Palme Cneter (drejtohet drejtpërdrejt nga njerëzit e Erion Velisë), apo Friedrich Ebert Siftung (drejtohet nga bashkëpunëtor të ngushtë të Erion Velisë). Ka shumë organizata të shoqërisë civile, që shërbejnë verbërisht çdo direktivë që u vjen nga ky mekanizëm.

Në cilat biznese, kompani që veprojnë në Shqipëri ka aksione Soros dhe cilat kanë marrë dhe marrin edhe koncesione nga qeveritë shqiptare?

“Bamirës” që kontrollon në Shqipëri aksionet e naftës së 4 kompanive të huaja (Petromanas-SHELL, Emanuelle Adriatik Energy Ltd, Sanleone Energy, madje edhe B.N.K. si spinoff i Bankers Petroleum) në 5 që janë gjithsej…Po ashtu Fondin BESA sh.a. (me xhiro qindra milionë dollarë të ngritur me investim sorosian 1 milionë dollarë ndërkohë që shtetit shqiptar i ka marrë në formë dhuratash apo grantesh dhjetëra milionë dollarë ndërsa klientëve me interes absurd bankar prej 24%/vit), Kompaninë bujqësore AgroBesa, ku Rama grabiti fshatarët dhe i dhuroi Sorosit 1 vit më parë, 80 hektarë në Fushë-Krujë dhe 2 javë më parë i premtoi dhuratë edhe 1 milionë dollarë të tjerë nga buxheti i shtetit dhe ulje drastike fiskale…etj etj…Biznese Imobiliaresh dhe tani ka filluar procesi për privatizimin e OSHEE dhe Albpetrolit (edhe përplasja me Bankers Petrolium është pjesë e kësaj skeme), ku bamirësi mund të kapë bingo, si ndërmjetës dhe aksioner me 1 miliardë dollarë drejt e në dorë… Dhe biznese të tjera pa fund…Ndërkohë, siç e dini, ky bamirësi komandon me Fondacionin Soros gjithë Reformën në Drejtësi, ndryshimet kushtetuese, faturat e shumë protestave gjoja antiqeveritare, dhe siç ua kam thënë me Fondacionin Soros OSI – NewYork edhe MegaProgramin “Economic Growh of Albania” (aty ku shkon shpesh LartGjatlsia e tij në USA gjoja për leksione në Harvard Kennedy School of Government) që kontrollon (“ideon dhe implementon” – kështu ka thënë koordinatori i Soros te Vizion Plus disa muaj më parë) me 21 këshilltarë të huaj të atashuar të Soros në 7 ministri, gjithë Reformat Ekonomike, ato të Pensioneve, ato të trojeve turistike, të shtetëzimeve të trojeve apo kompensimit të pronave, të koncensioneve, apo privatizimeve, si dhe rastet e freskëta, ku janë përfshirë Olsi Rama me kinezët e Spitallës dhe shumë shpejt kjo do të shtrihet edhe në zonën e Koplikut dhe Vlorës. MasterPlani i kapjes së Rivierës është një ndër programet kryesore, ku luhet fitimi i 3 miliardë eurove… Ky bamirësi që kontrollon median (p.sh përdor si kamxhik sorosian BIRN-Albania, apo siç e njihni ju Reporter.al), gjithë shoqërinë civile të spinoff-eve, Qeverinë, gjithë Bashkitë (tani po bën përpjekje të kontrollojë edhe Bashkitë Shkodër, Lezhë dhe Kukës, nëpërmjet misionarit të vet sorosian Besnik Alia & Valdete Sala)… Kontrollon Opozitën… Kontrollon UET & Co… Kontrollon Bankën e Shtetit… madje Kontrollon edhe shoqatat e grupeve të interesit… Po pra “Bamirësi” e ka kthyer Shqipërinë në një çiflig të vetin, që ka në plan që bashkë me Qeverinë e tij dhe bashkëpunimin e Kolonës së Pestë Sorosiane në PD ta falimentojë Shqipërinë dhe ta shesë për skrap, siç ka bërë në Argjentinë, Malajzi, etj… apo goditje të tmerrshme zhvleftësim miliardash si Bankën e Anglisë në 1992, bursën e Milanos 1993, etj etj. dhe i shpallur i padëshiruar për biznes në Berlin dhe Paris…

Lulzim Basha, çfarë raportesh ka me Soros?

Pozicioni i paqartë i Lulzim Bashës: Ka marrëveshje personalisht me George Soros. Gjithsesi është e paqartë, deri ku fillon dhe mbaron varësia dhe pavarësia e Lulzim Bashës në veprimet e veta nga marrëveshja që ka me George Soros.

Po Sali Berisha?

Sali Berisha ka qenë në konflikt me Sorosin, që në 1992 dhe paktet e tij u bënë me të në fund të 2004, duke i dhënë hapësirë në një pjesë të KOP, si parakusht që të mos i krijoheshin pengesa drejt marrjes së pushtetit në 2005. Kjo ishte edhe një lëvizje e Sali Berishës për të përçarë dhe shkërmoqur planin sorosian të krijimit të një Poli të Tretë me bërthamë MJAFT që do të bashkonte Edi Ramën, Genc Pollon, Rulin apo Hoxhën, Ndokën apo grupime dhe individë të tjerë nga shoqëria civile për marrjen e pushtetit nga e Majta, në një koalicion hipotetik që do të rrëzonte Nanon dhe do të sillte këtë grupim sorosian. 

Po Ilir Meta?

Askush s’mund ta mohoj, se Ilir Meta ka qenë një pengese reale për kontrollin total te pushtetit nga Edi Rama sot dhe Erion Veliaj nesër dhe kjo ka sjelle qe Meta është targetuar rregullisht dhe ai është përpjekur te mbrohet me lloj-lloj mënyrash dhe formash.