Aleatët PD: 25 bashki për ne Ja 14 bashkitë që kërkon Mediu

506
Partia demokratike ka mbyllur këtë të hënë takimet me partitë e aleate të cilat depozituan pranë selisë blu propozimet e tyre për koalicionin në procesin zgjedhor të 21 qershorit. Partitë e djathta nuk janë kursyer me kërkesat për zona të lira për tu paraqitur me kandidatët e tyre në koalicion.
Republikanët, të cilët ditët e fundit kanë shfaqur hapur pakënaqësi për refuzimin e kandidaturës së Agron Dukës nga demokratët në Durrës nuk tërhiqen nga kjo ofertë. Por në takimin e së premtes republikanët në draft propozimin e tyre i kërkuan partisë demokratike 14 bashki në të cilat pretendojnë se kanë kandidatë fitues. Më poshtë lista e bashkive që PR e Fatmir Mediut i kërkon partisë më të madhe në opozitës.
Burime të sigurta bëjnë me dije se Partia republikane kërkon të shkojë me kandidatët e saj në bashkinë e
Durrësit,
Sarandë,
Kukës,
Gjirokastër,
Lushnjë,
Devoll,
Maliq,
Himarë,
Mirditë,
Memaliaj,
Këlcyrë,
Ersekë,
Selenicë
Librazhd.
Ndërkaq negociatat vazhdojnë për të përcaktuar zonat e lira që PD do të japë për aleatët, të cilët i kanë bërë tashmë propozimet e tyre.
Numrin më të madh të bashkive në drejtim të PD e ka kërkuar partia republikane me 14 bashki, Partia demokristiane kërkon 6 bashki:
Fushë Arrëz,
Mirditë,
Lezhë,
Kurbin,
Sarandë,
Mallakastër.
Partia Bashkimi Liberal demokrat e Arjan Starovës kërkon bashkinë e Elbasanit.
Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon bashkinë e Matit.
Partia Ballli Kombëtar Demokrat kërkon bashkinë e Këlcyrës ose Delvinën ndërsa Balli Kombëtar i Adriatik Alimadhit kërkon bashki të nivelit të dytë në qarkun e Vlorës dhe të Korçës.
Kështu ndonëse disa parti nuk përfaqësohen as me deputetë në parlamentin shqiptar i kërkojnë Partisë Demokratike zona të lira për bashki të caktuar, pasi sipas tyre kandidatë që këto forca politike i propozojnë PD, janë kandidatë fitues. Kështu nga 61 bashki që janë tashmë me ndarjen e re territorial , aleatët i kërkojnë PD zona të lira me kandidatët e tyre për 25 bashki. 
Sigal