Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit takim me ambasadorin italian/ ‘E informuam për shkeljet e qeverisë dhe mungesën e transparencës’

416
Sigal

Ditën e mërkurë një përfaqësi e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u takua me ambasadorin italian, Cutillo, për ta informuar në lidhje me nominimin e teatrit nga Europa Nostra në programin “7 most dangered”.

‘Denoncuam mungesën totale të transparencës në lidhje me Teatrin Kombëtar; ku i gjithë procesi është karakterizuar nga injorimi i zërit të qytetarëve dhe fshehja e proceduave administrative.

Gjithashtu në qendër të bisedave ishte edhe Festivali për Mbrojtjen e Teatrit, që po zhvillohet prej 27 korrikut të këtij viti në Teatrin Kombëtar.

Aleanca do të vijojë me takimet me përfaqësuesit diplomatikë të Europës me qëllim vënien në dijeni të statusit të ri që teatri ka marrë, duke u konsideruar trashëgimi europiane. Pjesë e bisedimeve të axhendës së takimeve do të jetë edhe fakti se aktivistëve të Alencës po i bëhet presion në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ana e qeverisë, nëpërmjet policisë së shtetit dhe deklaratave të përfaqësueve të lartë publikë.-shkruhet në njoftimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.