Albin Kurti prezanton programin dhe të gjithë Ministrat

204
Sigal

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka hapur seancën e Kuvendit në lidhje me këkrkesën e 52 deputetëve për miratimin e qeverisë së re. Ai ka ftuar Albin Kurtin që të prezantojë qeverinë e tij.

Në fjalën hapëse pasi falenderoi të gjithë të pranishmit, Kurti u shpreh se misioni i parë i qeverisë së tij do të jetë menaxhimi i pandemisë. ”Do të shtojmë buxhetin për shëndetësinë dhe do të mundësojmë një trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovë”,- u shpreh Kurti.


Kabineti qeveritar:

Zëvendëskryeministër – Besnik Bislimi,

Ministrinë e Punëve të Jashtme – Donika Gërvalla

Ministrinë e Punëve të Brendshme – Xhelal Sfeçla

Ministrinë e Arsimit – Arbërie Nagavci

Ministrinë e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministrinë e Bujqësisë – Faton Peci

Ministrisë e Kulturës – Hajrullah Çeku

Ministrinë e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministrinë e Financave – Hekuran Murati

Ministrinë e Tregtisë – Rozeta Hajdari

Ministrinë e Mjedisit – Liburn Aliu

Ministrinë e Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi

Ministrinë e Mbrojtjes – Armend Mehaj

Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli

Ministria për Zhvillim Rajonal-Fikrim Damka

Ministria për Komunitete dhe Kthim do të drejtohet nga Lista Serbe

Pjesë nga fjala në Kuvend e Albin Kurtit

Nuk ka dyshim që pandemia mbetet sfida kryesore, do të fillojmë një plan për vendosjen në plan për Covid-19, që do të merren masa të reja, 60% e popullsisë do të vaksinohen brenda vitit, drejtësia, shëndetësia, arsimi kanë nevojë për reformë. Akthi i gjetjes së një vendi i punës është shtuar nga pandemia, e kuptoj dhe e di se sa e vështirë është jeta për qytetarët e vendit, por nga sot do të fillojmë rrugëtimin e e ri, për mundësi të barabarta. Do të fillojmë në reformën në drejtësi, me Vetting-un, do të jetë një proces i mirëpërgtitur, dhe jo hakmarrës.

Një gjyqësor i paanshëm është jetik, arsimi do të reformohet, shkollat duhet të kthehen në vendin që prodhojnë shkencëtarë, do të rishikojmë kurrikulat në arsim për ë ofruar mbështetje të vazhdueshme, do të bëjmë lidhjen e arsimit me vendin e punës dhe do të kthejmë dinjitetin dhe integritetin e mësuesve, do fuqizojmë universitetin, do të reformojmë sistemin shëndetësore, kushte për punë, barna të mjaftueshme., profesionalizëm nga mjetet, do të shtojmë buxhetin për shëndetësinë çdo vit në shëndetësi.

Fëmijët janë e ardhmja jonë, mënyra se si kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve tonë tregon për ne, çdo fëmijë në Kosovë pavarësisht se kush ka lindur dhe kë ka prind, duhet të jetë i barabartë. 20% euro në muaj, 2-16 vjeç nga 10 euro në muaj, nëse fiton më pak se 7000 mijë euro do u jepet 50 euro, nëse është më pak se 6 mijë euro do marrë 100 euro, e ndërsa për ato me më pak se 5 mijë euro do t’u jepen 150 euro. Për nëna e para 500 euro për 6 muajt e parë pas lindjes.Do të jemi qeveri që fuqizon gratë.

Jemi lëvizje progresiste e progresive sot kemi më shumë gra se çdo herë tjetër. Qeveria jonë të përkrah pa kursyer gratë, që është parakusht edhe për fuqizimin e ekonomisë. Bujqësia është siguri dhe pavarësi për ekonominë, në kushtet kur kufijtë mbyllen ne bëhemi të varur nga të tjetër. Bujqësia është prioritet dhe çështje e sigurisë kombëtare. Tokat tona do të mbrohej e bujku od të jetojë me dinjitet. Teatri kombëtar dhe ato të qyteteve do të kenë fondet e tyre.