Akuzat e Ramës për opozitën, reagon ashpër Petrit Vasili: Kur pisi kryeministër flet për ligj!

192
Sigal

Kryeministri Edi Rama akuzoi sot opozitën për mbajtjen e mitingut  të hapjes së fushatës, sipas tij, në shkelje të masave kundër koronavirusit.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Edi Ramës, duke i kujtuar të gjitha shkeljet e qeverisë që kanë kushtuar jetë njerëzish.

“Ky pis që fshehu si kriminel vdekjen e rreth 9 mijë shqiptarëve nga COVID ka surrat e flet për ligje. Ky pis që i la dhjetëra mijëra qytetarë të infektuar nga COVID të dergjeshin në mëshirë të fatit pa barna e pa ilaçe ka surrat e flet për rregulla”,- shprehet Vasili në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit: 

Kur Pisi kryeminister flet per ligj!!
Ky pis qe prishi Teatrin ne mesnate, me 1000 forca policie ne gjendje te jashtezakonshme dhe desh vrau artistet brenda per Babezin e pangopur te tij dhe te bandes se tij ka surrat dhe flet per ligj.
Ky pis qe i le njerezit dy muaj ne morg si nje sadist i vertete ka surrat dhe flet per rregulla.
Ky pis qe fshehu si kriminel vdekjen e rreth 9 mije shqiptareve nga COVID ka surrat e flet per ligje.
Ky pis qe i la dhjetra mijra qytetare te infektuar nga COVID te dergjeshin ne meshire te fatit pa barna e pa ilace ka surrat e flet per rregulla.