Akuzat e Bashës, Gjylameti: Po mbron shkelësit e ligjit

403
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, ka reaguar pas akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha, duke i numëruar atij të gjitha akuzat që i rëndojnë në të kaluarën si ministër i transporteve, ministër i jashtëm, ministër i brendshëm dhe kryetar i bashkisë së kryeqytetit. Gjylameti i është drejtuar Bashës duke i thënë se po mbron shkelësit e ligjit, duke përdorur politikat e vjetra që zhytën Shqipërinë në borxhe.
Deklaratë për shtyp e deputetes Blerina Gjylameti
e çfarë është i aftë të bëj Lulëzim Basha këtë e ka treguar e kaluarave tij. Si ministër i transporteve vodhi 240 milion euro në rrugën Durrës-Kukës dhe i shpëtoi drejtësisë dhe akuzës formale të prokurorisë duke u hequr i sëmure e duke paraqitur një raport mjekësor. Si ministër i jashtëm shiti interesin kombëtar duke i falur fqinjëve detin shqiptar. Si ministër i brendshëm urdhëroi policinë të vriste katër qytetar të pafajshëm në mes të bulevardit vetëm e vetëm se ata protestonin kundër qeverisë së Lulzim Bashës. Si kryetar i bashkisë se Tiranës më mirë të mos flasim se katër vjet fjeti gjumë dhe bëri të pabërën me lejet e ndërtimit për të cilat shumë shpejt do duhet të përgjigjet. Ky është Lulzim Basha! Njeriu që nuk di të bëj asgjë përveç se të gënjejë e të mashtrojë, gjen sot kurajon për t’u dalë në mbrojtje atyre që shkelin ligjin, atyre që nuk paguajnë energjinë, atyre që nuk paguajnë taksa, atyre që nuk duan t’ia dinë për shtet. Gjen kurajon t’u propozojë shqiptarëve të njëjtat politika të vjetra që për tetë vjet e zhyten Shqipërinë në borxhe dhe papunësi. Njeriu që dhjetë vitet e fundit ka qenë ministër i transporteve, ministër i jashtëm, ministër i brendshëm dhe kryetar i bashkisë së kryeqytetit tenton ta nxjerrë veten e vet të larë nga gjithë zullumet qe ka bërë në këto dhjet vjet. Por shqiptarët e njohin mirë Lulzim Bashën dhe e dinë se vetëm këtij njeriu nuk mund t’i besohet.
Sigal