“Akt që as diktatori s’guxoi t’i firmoste dikur”- Tritan Shehu: Referendumi për “Shengenin” ballkanik i domosdoshëm

492
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu bën thirrje për referendum, sa i përket futjes së Shqipërisë pjesë të marrëveshjes për Shengenin Ballkanik.

Në Facebook, Shehu shkruan se kryeministri Rama ka hedhur deri më tani dy firma, në Serbi dhe Ohër për futjen e Shqipërisë në marrëveshje, ndërsa i drejton pyetjen se në emër të kujt firmos akte të tilla, për të cilat shprehet se “ as diktatori nuk guxoi t’i firmoste dikur”.

Postimi i plotë:

Referendumi për “ Shengenin” ballkanik, alias “Jugosllavia e Re”, i domosdoshëm! Rama deri tashti ka hedhur dy firma, ne Serbi dhe ne Oher per futjen e Shqiperise ne “Shengenin” e Vucicit; te treten kerkon ta vendose ne Tirane! Pyetja ime eshte, ne emer apo me mandat te kujt ai ka firmosur akte te tilla strategjike e me rendesi madhore, qe as Diktatori nuk guxoi t’i firmoste dikur?! Deri me tashti nuk ka asnje mandat te Qeverise se tij, delegim nga Presidenti, apo qofte dhe nga ky “Parlament” komik per kete hap madhor jo ne perputhje me dokumentat tona te deritanishme, me pasoja te pa llogriteshme negative per vendin, kombin e Rajonin. Duhet te jemi te qarte, te dy teorite e fundit ajo e “Shkembimit te territoreve” dhe kjo e ketij “Shengeni” konvergojne me endra te te kaluares per nje “Serbi te Madhe” si udheheqese e nje “Jugosllavie te Re” me Shqiperine brenda e Kosoven pa identitet, duke hyre a u dominuar keshtu ne “Unione” nga vende, qe nuk e konsiderojne BE dhe maredheniet me ShBA si jetike, qe nuk kane ne axhende antaresimin ne NATO dhe qe jane te lidhura me Euroasin, elemente keto vdekje prurese per interesat tona madhore kombetare e Rajonale. Ne keto kushte implementimi i te tilla mareveshjeve, qe vene ne pike pyetje aspiratat tona drejt Perendimit e BE, qe rrezikojne te na lene diku ne orbitat e largeta te Brukselit, apo akoma me keq qe na drejtojne nga Lindja, nuk mund te behet nga askush pa nje Referendum Popullor, si i vetmi qe mund tu hape rrugen te tilla aventurave antikombetare. Ne rast te kundert kemi te bejme vetem me nje firme individuale, te pa vlere, ne kete rast edhe te paligjeshme e antikushtetuese, qe duhet te vendose para pergjegjesive autoret.