Aksioni për bllokimin e Kuvendit, Berisha: Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën nuk do të njihet nga opozita!

44
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët nga Kuvendi, deklaroi se opozita nuk do të njohë asnjë ligj që miratohet në kundërshtim të Kushtetutës dhe ligjit.

Sali Berisha: Bën luftë me popullin opozitar, shkelmon mbi të drejtat e opozitës. I tmerruar me ato që ka kryer me abuzimet me postin e tij, e di qe komisionet do ti nxjerrin të palarat dhe vendimet antiligjore dhe si përfundim do dorëzoj mandatin. Aksionin e keni shumë transparent. Sot e patë, atë komision që ishte nuk ju lanë të futeshit. Parlamenti qëndron vetëm si ndërtesë dhe Grupi i opozitës që mbron Kushtetutën, të tjerët zhduken si minjtë.

Pyetje: A i keni numrat e deputetëve për grevë urie?

Berisha: Që nesër janë të gatshëm. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar.

Pyetje: A do të lejoni miratimin e Buxhetit për 2024?

Berisha: Asnjë ligj që kalon në kundërshtim më Kushtetutën nuk do njihet nga opozita. Ju i pat i kaluan në 15 minuta ligjet të shqyrtuara në kundërshtim me ligjin, të futura pas karrigeve me Online.