Aksioni opozitar, Edmond Budina: Protestat nuk duhet të ndalen. Kush sulmon Berishën dhe Metën çon ujë në mullirin e Edi Ramës

157
Sigal

Regjisori i njohur Edmond Budina ka folur ditën e sotme për aksionin opozitar në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Në një intervistë, Budina deklaroi se protestat nuk duhet të ndalen, ndërsa shtoi se në një vend normal kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen pas skandalit McGonigal.

“Protestat duhet të jenë një akt demokracie. Protesta duhet të vazhdojë nuk duhet të ndalet. Duhet të dimë se çfarë qëllimi ka pasur Partia Demokratike. Njerëzit u mblodhën dhe shprehën opinionet e tyre. Ka një problem.

Unë që jam personalisht që protestat duhet të jenë më të forta por nga ana tjetër është edhe fakti se deri ku mund të shkojë. Është një problem i madh si duhet të zhvillohen ngjarjen. Ne nuk kemi një kulturë demokratike. Në një vend normal po të kishte plasur ky skandal kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen”, deklaroi Budina.

Ai tha se kushdo që sulmon opozitën në këto momente çon ujë në mullirin e Edi Ramës pasi duan ta mbajnë atë akoma më shumë në pushtet.

“Opozita nuk duhet të ndalë protestat e saj. Situata është e tillë që nuk mund të tolerohet më. Nuk është normale të vazhdohet të qeveriset në këtë mënyrë. Ka një pjesë opozitarizmi që më shqetëson shumë. Të gjithë kemi gjëra që nuk na shkojnë por kjo nuk do të thotë se duhet të sulmojmë opozitën. Ata çojnë ujë në mullirin e Edi Ramës dhe duan ta mbajnë sepse janë mirë kështu. Këta janë mafiozë që arrijnë të blejnë zgjedhjet. E keqja më e madhe e Shqipërisë janë këta. Ata që mendojnë se duhet të rrëzohet Edi Rama duhet të bashkohen në një front të përbashkët.

Nuk mund të vijë asnjë i ri dhe të thotë dua të bëhem udhëheqës. Duhet të ketë një alternativë. Mirë apo keq Sali Berisha mbledh njerëz pas vetes. Kush nga këta mbledh aq njerëz sa mbledh Sali Berisha”, deklaroi Budina.