Akademik Artan Fuga: Privatizim i shtetit dhe pastaj i pronave!

235
Sigal

E tmerrshme! Ky politikani, çun i urtë, urt e butë e plot tigani,  paska rregjistruar gjithë ata troje, kurse pronarët e ligjshëm nuk marrin kurrë toka por gurë në trastë.  Nuk më duhet ligjshëm pa ligjshëm!

Çfarë bëhet kështu moooooo?  Turp nuk keni moooo!

E çfarë më duhet që shefin e kadastrës a ku e di unë në Berat e fute në burg?

30 vjet ardhje rrotull mileti! Dhe trojet i rregjistron politikani. Dhe në konferencë me gazetarët na thuhet se këtë çështje e vendos familja jonë politike. Akoma presim sa të mblidhet familja? Jo po bëni takim me prindër!

Kjo është vjedhje kolektive që nuk ke gjykatë, zyrë, agjenci shtetërore që zgjidh. Të gjithë gënjejnë!  Ata gënje, ne voto! Ata vidh, ne puno!  Ata rregjistro, ne fry sytë!

Ore, jam në ëndërr apo këtu jemi në Mars?

Çfarë bëhet, mo? Në AlbaKontroll 75 përqind dalin kushërinj e burra e gra me politikën. Çfarë klanizimi, pushtimi i posteve! Hape pak listën e burimeve njerëzore në Bankë hape, hape pak në agjencinë e kontrollit të pasurive, hape pak listën e burimeve njerëzore ne radiotelevizion, hape pak në bashki!  Ore ,mjaft privatizuat shtetin, moreeee, ej!