Gratë e Astirit i prishin konferencën Bochard-it, i futen në sallë

541
Sigal

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Bernd Bochardt është sot pjesë e një konference “Forumi për Zhvillimin e Medias” . Por aty ka ndodhur një papritur pasi 5 protestuese të Astirit u futën brenda në sallë dhe penguan zhvillimin e konferencës, në shenjë proteste për ngritjen e gishtit të mesit nga ana e tij.

“Bochardt non grata”, “Shame on you”, ishte disa nga parullat e tyre. Ata menjëherë i larguan nga salla. Në lidhje me këtë veprim të tyre  ambasadori u shpreh se do i shpërfillë.

Disa ditë më parë ambsadori i OSBE ka bërë një gjest të papranueshem kur protestohej nga banorët e unazës së re pranë drejtorisë së Policisë Tiranë.