Akademik Anastas Angjeli: Kam qenë shumë i vlerësuar nga Partia Socialiste

386
Anastas Angjeli
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ish -ministri socialist, Akademik Anastas Angjeli, për herë të parë u rrëfye dje në një emision televiziv, pse nuk është më pjesë e Grupit Parlamentar të PS-së. Që në fillim të rrëfimit Akademik Anastas Angjeli pohon se “Marrëdhëniet e mia me Ramën janë pozitive”. Ish-ministri  Anastas Angjeli, foli përse nuk u zgjodh deputet. Akademik Anastas Angjeli pohoi se, unë isha pjesë e listave dhe ishte një mirëkuptim midis meje dhe Ramës, kam qenë shumë i vlerësuar nga Partia Socialiste. Akademik Anastas Angjeli: “Kam dhënë kontribut në këto vite që kam qenë në Parlament. Aktet normative që kemi miratuar kanë qenë të argumentuara, normalisht dhe kemi zhvilluar politikën më të drejtë në përballimin e krizës. Aktet nënligjore të ardhura nga qeveria dhe kemi bashkëpunuar, sa i përket interesit social dhe politikat fiskale në të gjitha aspektet, të cilat kanë pasur debate me dy opozitat e krijuara në këto mandate. Në bazë të një projekti kemi zhvilluar në bashki të ndryshme dhe kemi nxjerr shumë mendime dhe përmirësime në të ardhmen. Unë besoj se legjislatura që kaloi ka qenë shumë intensive dhe ka qenë një maratonë pune dhe nuk kam ndonjë peng. Unë isha pjesë e listave dhe ishte një mirëkuptim midis meje dhe Ramës, vendosa të mos isha. Kam qenë shumë i vlerësuar nga Partia Socialiste gjatë këtyre 30 vite. Kam dhënë kontributin tim kam qenë edhe themelues i PS-së, si dhe kam qenë drejtues në disa institucione. Besoj se me mirëkuptimin e zotit dhe do mbetem në dispozicion me Partinë Socialiste. Marrëdhëniet e mia me Ramën i konsideroj normale dhe pozitive.”

Akademik Anastas Angjeli ka qenë një nga figurat kryesore të PS-së, ai ka mbajtur poste ministrore në qeverinë sociale të pas vitit 1997, si ministër Financash apo Ekonomie. Akademik Anastas Angjeli ka qenë deputet prej disa legjislaturash, siç shprehet ai, kontributi në politikë nuk vlen vetëm që të jesh prezent në Parlament, por edhe me anë të rrugë të tjera, si platforma sociale, punë akademike, botime librash dhe me takim me njerëzit.