-Disa pseudointelektualë e futin veten si mirëdashës, humanë, socialë, por në fakt, janë në shumicën e tyre të shtirur.
– Asnjë pasuri nuk është aq e çmuar sa shëndeti dhe prania e dikujt që na do këto janë luksi i vërtetë i jetës.
Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës nuk është aspak edukim.
Aristoteli
Është sa e vjetër dhe e re mënyra e urimit të njerëzve me njeri tjetrin kur përshëndeten me prezencë fizike, por dhe me telefona, por edhe nëpërmjet letrave. Në këtë kontekst më e shpeshta dhe më e praktikuara është: “Gëzofsh shëndet, mirësi dhe lumturi!”
Sikur njeriu të dinte se çfarë është në kuptimin e plotë të fjalës se ç`është shëndeti, mirësia dhe lumturia!? Nuk do të ekzistonte dhuna, nëse nuk do të mungonte humanizmi, ana sociale dhe i të qenit i lumtur!? Nëse njeri kërkon ndjesë dhe falje nuk do të njihnim hakmarrjen, gjë që nënkupton se: njeriu e përdor mirësinë dhe faljen jo vetëm me të folur, por e bën atë realitet duke vepruar me angazhim e vetëdije duke e bërë atë të besueshëm! Sot është për të ardhur keq sesi aplikohen veprimet e dhunshme në mënyrë mizore, po kaq mizore janë dhe masat parandaluese të saj!
Disa njerëz e futin veten si mirëdashës, humanë, socialë, por në fakt, janë në shumicën e tyre të shtirur përfshi qeveritarë dhe politikanë si dhe mjaft njerëz të shtresës së kamur, që tregohen indiferentë e bëjnë sikur nuk shohin e dëgjojnë ankesat dhe vuajtjet e shtresave të varfëra dhe sidomos të moshës së tretë.
Tani janë harruar togfjalët e “Urta”:”Më falni”, “Na falni”, “Ju kërkoj ndjesë”. Në këtë aspekt jo vetëm që nuk njihen (nga ata që duhet t`i njohin), por as ju shkon ndërmend që të reagojnë dhe të bëjnë realitet ato ç`ka kërkojnë shtresat në nevojë!
Shpeshherë pyes veten: A mund t`i ndalojmë këto sjellje ? A mund t`i parandalojmë sa më shpejt ? Duhet të pyesim veten dhe të tjerët, pse ndodhin ? Por para se të pyesim pse ? duhet të zbulojmë me rigorozitet gjithë vijën e sjelljes në aspektin Etik, Ligjor, Frymës demokratike, Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut, Përkrahjes Sociale në tërësi dhe sidomos Personave në Nevojë dhe Moshës së Tretë. Mos harroni Ju Qeveritarë, Politikanë, Persona me Mirqënie të Lartë mos harro, por reagoni, duke thënë na falni për reagimin tonë me vonesë ! Praktiko realisht dhe me vullnet e vendosmëri duke lëshuar në mënyrë të jehoshme thënie magjike: “Ki Mirësinë në qenien tënde se do të ndihesh shumë Krenar, pra thjeshtë… Kontribuo për një të Ardhme më të shëndetshme, më të mirë…më të bukur dhe më të lumtur…!
Kështu njerëzit do të ndjejnë shëndetin e plotë, mirësinë e përjetuar dhe lumturinë e ëndëruar!

Faktorët që ndikojnë për të përjetuar këto urime kaq domethënëse në jetën e njeriut
Shëndeti është pasuria më e çmuar në jetën e një njeriu!
Asnjë pasuri nuk është aq e çmuar sa shëndeti dhe prania e dikujt që na do. Këto janë luksi i vërtetë i jetës. Kjo është e rëndësishme, pasi ne vrapojmë furishëm në kërkimin e vazhdueshëm të diçkaje materiale, ndaj duhet të reflektojmë në lidhje me këtë koncept.
Shëndeti është një gjendje fizike, mendore dhe sociale e mirëqenies në të cilën sëmundja dhe dobësia mungojnë.
Kuptimi i shëndetit ka evoluar me kalimin e kohës. Në përputhje me perspektivën biomjekësore, përkufizimet e hershme të shëndetit u përqëndruan në temën e aftësisë së trupit për të funksionuar; shëndeti shihej si një gjendje e funksionit normal, që mund të prishej herë pas here nga sëmundjet Një shembull i një përkufizimi të tillë të shëndetit është: “një gjendje e karakterizuar nga integriteti anatomik, fiziologjik dhe psikologjik; aftësi për të kryer role familjare, punë dhe shoqëri të vlerësuara personalisht; aftësi për t’u marrë me stresin fizik, biologjik, psikologjik dhe shoqëror “.
Shëndeti është një burim për jetën e përditshme, dhe jo qëllimi i të jetuarit; është një koncept pozitiv, duke theksuar burimet sociale dhe personale, si dhe aftësitë fizike “. Kështu, shëndeti i referohej aftësisë për të mbajtur homeostazën dhe për t’u rikuperuar nga fyerjet. Shëndeti mendor, intelektual, emocional dhe shoqëror i referohej aftësisë së një personi për të trajtuar stresin, për të fituar aftësi, për të mbajtur marrëdhënie, të gjitha këto formojnë burime për qëndrueshmëri dhe jetesë të pavarur. Kjo hap shumë mundësi që shëndeti të mësohet, forcohet dhe mësohet. Sipas definicionit të Organizata Botërore e Shëndetësisë, shëndeti është “gjendja e mirëqenies së plotë fizike, shpirtërore dhe sociale e jo vetëm mungesa e sëmundjes dhe rraskapitja”. Është vështirë të definohet (përkufizohet ç`është shëndeti dhe sëmundja) nocioni i shëndetit dhe i sëmundjes, ndërsa në format kaluese të përkufizohet, meqë shëndetin optimal dhe sëmundjen e shprehur e lidhin në një sërë gjendjesh në të cilat mund të jetë organizmi.
Sëmundja nënkupton çrregullimin e shëndetit në kuptimin e gjerë. Sëmundja në kuptimin më të ngushtë është entitet nostalgjik (nga greqishtja nosos =sëmundje) me etiologji dhe patogjenezë të caktuar dhe me dëmtime karakteristike qelizore e indore dhe me pasqyrë klinike. Ky definicion (përcaktim) është i idealizuar, meqë etiologjia dhe patogjeneza e shumë sëmundjeve ende janë të paqarta. Sëmundja është çrregullim i funksioneve trupore, kongenitive, sociale ose shpirtërore, i cili e pengon kondicionin dhe mirëqenien dhe ndikon negativ në qenie të gjallë. Sëmundja mund të shikohet si gjendje me procese të çrregulluara biologjike, të cilat dërgojnë te çrregullimet e funksionit dhe të ndërtimit të organizmit. Ndarja sistemike e sëmundjeve është në një zhvillim të vazhdueshëm. Ndarja moderne e sëmundjeve mund të bëhet sipas organeve ose kritereve të diagnozës (MDC, Major Diagnostic Categories). Një ndarje më e saktë mund të bëhet sipas sistemit ICD-10, për sëmundjet onkologjike sipas ICD-O.
Faktorët e brendshëm të shëndetit (janë faktorë të pandryshueshëm dhe pa ndikim nga jashtë):
Mplakja-trashëgimi-çrregullimet embrionale-Faktorët e jashtëm:-kushtet sociale-stresi-faktorët ekologjik-mikrobet.
Këta faktorë janë faktorë që mund të ndryshohen dhe mbi të cilët mund të ndikohet nga jashtë.
Njerëzit e shëndetshëm i japin më shumë rëndësi promovimit të shëndetit dhe qasjeve parandaluese, duke vënë në fokusin thelbësor rëndësinë e adresimit të përcaktuesve socialë të shëndetit. Një ndërfaqet e reja dixhitale të zgjeruara lehtësojnë përdorimin dhe shpërndarjen e njohurive sesa librat e shtypur në masë, siç prodhoheshin në të kaluarën. Ndikimi i këtyre ndryshimeve te njerëzit e shëndetshëm do të përcaktohen sidomos në vitet e ardhshme.
Aktivitetet sistematike për të parandaluar ose kuruar problemet shëndetësore dhe për të promovuar shëndet të mirë te njerëzit, duhet të ndërmerren nga ofruesit e kujdesit shëndetësor . Termi “i shëndetshëm”, përdoret gjithashtu gjerësisht në kontekstin e shumë llojeve të organizatave jo-të gjalla dhe ndikimet e tyre në dobi të njerëzve, të tilla si në kuptimin e komuniteteve të shëndetshme, qyteteve të shëndetshme ose mjedise të shëndetshme . Përveç ndërhyrjeve të kujdesit shëndetësor dhe rrethinës së një personi, një numër faktorësh të tjerë dihen se ndikojnë në gjendjen shëndetësore të individëve, përfshirë sfondin e tyre të jetesës, dhe kushtet ekonomike, sociale dhe gjendjen shpirtërore; këta quhen “përcaktues të shëndetit”.



















