Agolli i FSHZH-së i fal 5.8 mln dollarë Buzit për arnimin e dy rrugëve në Spille dhe në Lushnjë

211
Sigal

Afro 5.8 milionë dollarë do t’u kushtoj taksapaguesve ndërhyrja në zonën bregdetare të Spillesë për të përmirësuar rrugën si dhe punimet në unazën e Lushnjës. Më datë 7 qershor 2023, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka firmosur aferën e radhës.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rehabilitimi i rrugës “Spille, Guri i lëmuar” deri te “Hauzi i Vilëbashtovës” dhe Rruga “Vath Koreshi, Unaza e Lushnjës” me fond limit  rreth 5.8 milionë dollarë.Me këto para FSHZH tregon se do të bëhet  rikonstruksioni i segmentit të rrugës paralel me vijën bregdetare pas pishave në Spille, ndërtimi i dy segmenteve të saj deri në plazhin “Guri i Lëmuar” në veri dhe në jug deri tek “Hauzi i Vilebashtovës” sipas gijotina. Ndërsa më tutje në dokument theksohet se segmenti është në gjendje të mirë, por duhet ndërhyrë në sistemimin e trotuareve, kubeve, ndriçimit dhe zgjerimit të tij sipas planit urbanistik, etj. Pra, vetëm për të rregulluar trotuarin e kësaj rruge dhe për të vënë dritat, Agolli shpenzon 5.8 milionë dollarë. Ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për riparimin e rrugës “Vath Korreshi” në Lushnjë. Në tender nuk përcaktohet se si do të ndahen paratë mes punimeve në rrugët e Spilles dhe në këtë rrugë të Lushnjës. Por, vlen të theksojmë se rruga “Vath Korreshi” është brenda qytetit.

“Rruga do të ketë një gjerësi 19 m, e përbërë nga 4 korsi të asfaltuara me gjerësi 3 m secila. Pothuajse në të gjithë gjatësinë e rrugës mungojnë plotësisht trotuaret nga të dy anët e rrugës, ndërsa asfalti i rrugës është përgjithësisht në gjendje të mirë, me përjashtim të disa dëmeve të pjesshme të shkaktuara ndër vite nga amortizimi dhe punimet e kryera për nëntokën. shërbimet komunale”- nënvizon FSHZH.

Por përveç lojës me paratë, tjetër fakt abuzues në këtë tender është fituesi. Kanë paraqitur ofertat e tyre 6 kompani, por Agolli i ka skualifikuar, duke ia falur fitoren firmës G.P.G Company sh.p.k, në pronësi të Paqsor Buzit.

Ky tender ishte nisur për të përfunduar në duart e oligarkëve, sepse vakte të tilla luksi përfundojnë në duart e tyre.

Madje shohim se ofertat e tjera janë paraqitur nga firma si Salillari, Shkëlqim Fusha apo Bashkim Ulaj. Të cilët janë mbuluar deri në fyt me aferat e tenderëve, po aq sa fituesi.

Theksojmë se rruga e bregdetit të Spillesë është premtuar nga Edi Rama gjatë fushatës elektorale të 14 majit, prandaj ndihet arroganca e autoritetit kontraktor, që e ka xhiruar këtë fond në shkelje të ligjit të prokurimeve publike.