Afera e inceneratorëve/ Zbardhet lista e zyrtarëve që thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

226
Sigal

Skandali i radhës; Kompanitë e inceneratorëve marrin para nga AZHBR, duke fshehur informacionin duke u justifikuar se janë sekret hetimor

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, ka publikuar listën e dëshmitarëve që duhet të pyeten për aferën e inceneratorëve.Tabaku ka publikuar listën në rrjetet sociale dhe shkruan se qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhe dëgjojnë prova për disa afera.“Ditën e sotme, pas kërkesës së Partisë Demokratike, u mblodh Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve.Në fund të këtij takimi ky Komision i dha të drejtën e mohuar opozitës nga anëtarët e mazhorancës socialiste në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.Komisioni i Rregullores miratoi zbatimin e rregullores së kuvendit duke dërguar deri në 25 shkurt ditën e mbylljes së këtij komisioni dhe duke i hapur rrugë planit të hetimit të propozuar nga Partia Demokratike në këtë komision.Për ditë me radhë kam zhvilluar takime intensive me çdo faktor për të vijuar punën e komisionit që padrejtësisht u ndërpre me votën kundër për planin e hetimit, duke kërkuar që të mbyllet veprimtaria dhe të pengohet thirrja e dëshmitarëve!Një plan hetimor që u votua kundër dhe bllokua politikisht nga socialistët në mbledhjen e fundit të Komisionit të Inceneratorëve.Afera e inceneratorëve ka qenë një prej çështjeve që ka dëshmuar se si shteti është kapur nga interesa korruptive dhe okulte.

Por pesha e një shteti të kapur është ndjerë ditën kur nisi komisioni hetimor për Inceneratorët.Por, taktikat e tyre dështuan dhe qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhe dëgjojnë prova për këtë aferë.Sikundër do të kenë mundësinë të dëgjojnë dëshmitë e atyre që kanë firmosur për ngritjen e inceneratorëve të korrupsionit me vlerë mbi 430 mln euro.Ne, nuk dorëzohemi edhe as intimidohemi nga akuzat e pabaza të atyre që akuzat i kanë mburojë për veten e tyre dhe as prej atyre që korrupsionin e kanë shndërruar në arsyen e qeverisjes.E kemi të qartë që inceneratorët janë testi për politikën dhe drejtësinë e re!Partia Demokratike ka dëshmuar dhe po dëshmon përditë angazhimin maksimal në interesin e qytetarëve dhe jo të oligarkisë politiko-ekonomike që i mban peng shqiptarët në pellgun e tranzicionit!Nga e hëna rinis puna që u vonua prej avokatisë politike dhe do të thërriten këto dëshmitarë”shkruan Tabaku.