Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, Haxhinasto tek Krimet e Rënda

710
Ish-ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka shkuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të merret në pyetje për çështjen e korrupsionit me rrugën Tiranë-Elbasan. Mësohet se Haxhinasto do të pyetet lidhur me vendim-marrjet.
Kujtojmë se Haxhinasto, që vjen nga radhët e LSI, nuk shkoi ditën e shtunë në Prokurori, ndërsa sot po merret në pyetje nga Elisabeta Imeraj, si person që ka dijeni për abuzimet me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan, për të cilat janë arrestuar 3 ish-zyrtarë, mes tyre kreu i ARSH-së Dashamir Xhika.
Raportohet se kjo çështje është verifikuar pasi ka dyshime që ministri ka shpërdoruar detyrën duke mos ngritur një grup pune që të analizonte situatën e krijuar pas disa auditesh që kishin konstatuar abuzime me fondet për rrugën Tiranë-Durrës.
Sigal