A është e kënaqur LSI me largimin e Çakos? Habit Vasili: Nuk ishte Haki Droga problemi, por…

496
Largimi i Kryepolicit Haki çako nuk është zgjdihja e problemeve që ka vendi. Këtë qëndrim ka Lëvizja Socialiste për Integrim, sipas Petrit Vasilit, Kreu të Grupit kuvendorë të kësaj partie, i cili gjatë një interviste televizive sqaroi se çështja nuk ështe tek largimi i çakos, por tek largimi i Ramës. 
Çkënaqësi?! Jo nuk e kemi kërkuar çështja ka qenë shumë e thjeshtë, ne kemi vënë në dukje që me këtë drejtim dhe drejtor në polici me emër të përveçën, shumë mirë që e kemi përcaktuar Haki Droga se ashtu ishte, dhe së bashku me tërë atë strukturë politike që e shoqëronte ministrinë e brendshme, ja dolën me shumë sukses, e gjitha kjo është në thonjëza ndodhemi jo vetëm në ekranin tuaj por në të gjitha mediat e botës një vend I mbtytur nga trafiku. Pak para se të hyja te ju erdhi raporti i CIA-s Amerikane, I sapodalë, përmendet që trafiku I drogës ameriko-latine dhe opiumit që vjen nga Afganistani etj, pika nyje dhe më e rëndësishme është shndërruar Shqipëria.
Por kjo sndryshon , ka vite që në raportin e CIA-s ne jemi rrugë trafiku….
Bëj avokatin e shejtanit me dikë tjetër, këto janë gjëra aq të qarta, dhe kaq evidente. Kolumbi e Europës kemi qenë quajtur para ç-5 vjetësh, nqs më gjeni një rekord meditik cilidoqoftë unë I marr mbrapsht gjithë deklaratat e mia.
Edi Rama e largoi nga Shqipërinë nga harta e mbjelljes së kanabisit…
Edi Rama mund të dëgjohet më mbasi mbolli Shqipërinë?Ai e ka humbur të drejtën të fllas dhe ça bëri dhe ça nuk bëri sepse nuk e beson dot më njëri, si ta besoj unë. Unë këtu në studion tënde kam qenë kur Edi Rama ka thënë 2vjet më para, 99% e kanabisit u ekzekutua, unë e kam thënë apo Edi Rama. Një politikan kur fut standardin e mashtrimitpublik, humbet të gjithë të frejtën, humbet besimin dhe është I pabesueshëm dhe kur tenton të thotë ndonjë të vërtetë. Ose në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me ndonjë të vërtetë. Faktet janë aty, kur para vitit të ri u kapën 1.7 ton drogë, nuk ishte drogë e Shqipërisë kjo?
E zgjidh problemin largimi i Haki Çakos?
Jo nuk e zgjidh, pasi gjithë infrastruktura politike që e solli dhe ai që është në krye të kësaj infrastructure, po I njëjti kryeministër që e lëvdoi. Unë në një status tim shumë të përmbajtur dhe miqësor kam thënë me shumë të drejtë që e lavdëruan, vet kryeministri e ngriti në qiell pastaj e shkarkoi . Është e njëtja infrastrukturë politike, e cila mbështeti, inkurajoi, u bë njësh edhe mekrimin dhe me trafiqet , bashkë me ta vuri në dispozicion dhe strukturën e policisë, bashkë me këta për të dhënë mbështetjen dhe frymëzimin e duhur ,ju e dini deklaratën ne e kemi kallzuar Edi Ramën, pa I kërkoi policisë edhe në zgjedhje policisë të lërë detyrën e saj por të merret me këtë çështje, kështu që gjithë kjo insfrastrukturë politikë që është krijuar në mbështjete dhe e frymëzuar nga krimi dhe trafiqët, hoqi Hakiun apo vuri Baniun, po e njëtja gjë është.
Çfarë e zhbën situatën në këndvështrimin tuaj?
Vetëm ndryshimi politik.
Largimi i Edi Ramës?….
Patjetër që po ai është shkaku I kësaj situate, nuk e prodhuam ne.
Po ministri aktual Xhafaj?
Kjo qeveri nuk e ka besimin tonë. Të kishte besimin do kishte votën.

Si do largohet?
Çdo qeveri kur është ngritur ka pas gjithmonë një mazhorancë , jo më pak se 71 dhe kur është rrëzuar, është rrëzuar se nuk e mbajnë dot vetëm. Ka një mijë mënyra për të rrëzuar qeverinë dhe kur ka një pakënaqësi të madhe popullore, populli ska kohë gjithmonë të presi sepse 71, apo 7ç-75 janë me votat e trafiqeve, këtë nuk e them unë e thonë raportet ndërkombëtare. Nuk po citoj raporte ky është realitet që e dinë njerëzit. E kanë parë sesi kanë kaluar lekët në 25Qershor dhe është konsumuar një trup i padëgjuar, jo antidemokratik por ka cënuar thelbin e asaj për të cilën Shqipëria u bë pluraliste në vitet 90. U bë për zgjedhjetnë mënyrë të lirë. Ça ka ndryshuar nga ajo Shqipëri. Asgjë. Atëherë ishte frika se most ë fuste një burg tani është blerja e një pushteti…

Duhet të dini një gjë që të gjithë ata njerëz që janë papunë rrugëve, të cilët kuptuan se ishte mashtrimi 100 mijë lekë, nuk mban gjatë. Sigurisht kanë ndërgjegje dhe ndërgjegjet popullore që kanë rrëzuar mazhorancat që e kanë tepruar do ta bëjnë dhe këtë gjë mos u shqetëso.
Po denoncohet gjithmonë blerja e votës por gjithmonë akuzohen se prodhohen mazhoranca me blerje votash. Mendoni se do të minimizohet si problem dhe do të prodhohet një mazhorancë në të ardhmen që nuk do të blihet me vota?
Nuk ka pasur shitblerje të votës si në 2017. Nuk ka asnjë raport të OSBE/Odhirit ku shitblerja e votës të jetë çështje themelore të saj. Çēshtja është shumë e thjeshtë, po e them në të gjitha rastet papërjaahtim merrini krahasojini raportet nqs gjeni të përcaktuar kaq qartë problemin e shitblejrjes së votës,të trafiqeve,përzjerjes totale të policisë së shtetit, keto fenomene si këtë herë nuk i keni gjetur asnjëherë. Do më thoni ‘97? Nëqoftëse jeni shume të lumtur që në 2017 Dhe në 97 jemi njëlloj është një lumturi që është e juaja nuk është e imja. 2001, 2005 kanë pasur fenomene siç kanë qenë problematika e zgjedhjeve, shitblerja masive e votës dhe përzjerja e trafikantëve është haptas e thënë si asnjëherë tjetër, e keni parë ju me sytë tuaj.

Problemi është si do ta zgjidhim, si do ta zhdukim?
Ndryshimi politik, Qëndrimi shumë i fortë, protesta, mbështjetja te krijimi I opinionit të cilën e bë në nëmnyrë të kufizuar media shqiptare se do ti koperativizoj siç bëni dhe ju. Shyqyr Zotit sot më fort shkruan Neë York Times sesa 7thotë media shqiptare. Ka ndodhur në të shkuarën, shumë më tepër janë shqetësuar Le Figaro, as vizion plus, as Top Channel. Sot ka një shqetësim mbarëkombëtarë të të gjithë opinionit sepse media është opinion bërja më e rëndësishme në botë. Kur gjithë media më e rëndësishme është e shqetësuar, besoj shumë dhe dua të bësoj, jo ju si gazetarë por si qytetarë që duhet të jeni shqetësuar sa dhe unë, se është një shqetësim public. Nuk është thënë më përpara,ka pasur fenomene të shkëputura, epidemike, masive, blerje, është tronditur kursi i Euros në 5 ditët e fushatës elektorale se kaq shumë qenë para. Ke ndonjë rast tjetër të kundërt me këtë gjë? U shënuan të gjitha rekordet jo vetëm mediatike por edhe rekorde që shoqëruan zgjedhjet.

Zgjidhen me reformë zgjedhore?
Kur tronditet deri në këtë 7ështje do të thotë se mbi 170 milionë euro hedhur në një fushatë. Po shiko nga përgjimet, thonë 20 milionë euro duhen në një zonë zgjedhore, një ministri se duhet të bëjë fushatë? I kam bërë unë përgjimet apo opozita? Ja ku janë!

Në kohën që janë bërë përgjimet nuk ka qenë ministër ai….
Mali që është përpara as debati ynë nuk e zvogëlon dot. Ky mal I të keqes është politika.

E zgjidh protesta e 27 janarit?
Ka një logjikë për ata që kanë mend në kokë. Jo vetëm protestë por çdo reagim sepse protesta është kulmim, ka një punë e cila bëhet, për ti sqaruar çdo njeriu, edhe atij që mori 100 mijë lekë të vjetra, 50 mijë lekë dhe më shumë se ça është jeta, hallet e mëdha që kanë mbi kokë, çfarë është halli një viti dhe halli i disa viteve, shpërdorimi. Një përson në fushatën elektorale që mori pjesë në një fushatë është hequr nga puna, kryeministri i bën thirrje, lejini ato kapelet dhe shkoni bëni fushatë. Ja këtë duhet ti shpjegojmë shqiptarëve, që sa të jenë këta , do të ketë një drejtësia për atë kryeministrin që çfarëdo të thojë thotë më fal kurse ju të tjerët do shkoni në burg.Do humbisni punën siç kanë humbur mijëra njerëz. Kjo është shumë e thjeshtë për tja shpjeguar çdo shqiptari.

Z.Vasili ndjeni ndonjë lloj përgjegjësi…..
Jo , nuk të përgjigjem se e kam deëgjuar 100 herë këtë pyetje, aty është Haki çako, Edi Rama, Saimir Tahiri po ndjeni ju ndonjë përgjegjësi?

Z.Vasili rëzohet me protestë qeveria? Do vazhdoni do qëndroni aty?
Problemi është këtu, protestat dhe mënyrat e reagimeve as I shpikëm ne dhe as jemi ne të parët. Nëqoftëse tunden nga vendi të gjitha qeverisjet e inkriminuara, të kriminalizuara, të cilat e shtypin masën e madhe të njerëzve, që I detyrojnë që mbi 20 milionë lekë të vjetra duhet ti paguajnë TVSH, ku bizneset kanë 1-ç njerëz që janë biznese mbijetese, ku nuk ka një investim të madh të rëndësishëm të huaj. Kur ka një situatë të tillë ekonomike të gjithë besojmë se duam ndryshimin.

Nuk janë ngritur ndonjëherë shqiptarët për protesta ekonomike këtu, janë ngritur se I kanë mobilizuar partitë. 
Është mendimi yt nuk do luftoj me të, shqiptarët sigurisht që vuajnë, detyrimisht janë ata që kanë ndryshuar mazhorancën. Nuk janë militant politikë vetëm ata që bëjnë diferencën, 

Këtu qeveritë janë ndryshuar kur ka mbaruar mandati..
Ja të jap përgjigje të tjera, ju keni bindjen tuaj, ju doni orën ditën datën se kur bie qeveria. 

Jo ne duam si do ta rrëzoni ju këtë qeveri?
Me një reagim shumë të fortë public, të vazhdueshëm sistematik, I cili krijon një frymë të madhe dhe sqaron gjithë shqiptarët se cili është problem dhe cila është zgjidhja. Unë besoj ndqiem këtu nga shumë qytetarë, këtë po shkëmbej unë, këtë opinion, që ka taksa shumë më të mëdha, secili nga ata, ka plot nga ata që nuk u sigurojnë dot bukën fëmijëve të tyre. Në rast se ju jeni më të qetë se paguheni më mirë, edhe unë paguhem më mirë,por unë kam një ndërgjegje shoqërore shumë të fortë. Nuk niset nga paga që marr unë si deputet, gati ta lë dhe vendin e deputetit, smë shqetëson fare, por dua të shikoj një Shqipëri shumë më të qetë dhe shumë më e mirë se kaq sepse kjo është një Shqipëri që I dhembin kockat. Dhe po të shikoni me mijëra fermerë që nuk shesin dot prodhimin atje nga denglat që bëjnë këta, ka nga ata njerëz që smarrin dot ndihmën shëndetësore atje..

Vetëm dje ka inaguruar një poliklinikë, në laprakë. 
Poliklinika nuk ishte e re. Ai thotë qendra e re shëndetësore në Laprakë. Rikonstruksionin e fundit e kam bërë unë kur kam qenë drejtor I shëndetit parësor. Unë kam qenë këtu koherentë për ti thënë të gjitha gjërat. Kryeministri thotë, është e vetmja rrugë që të lehtësohet shërbimi spitalor , që të ndahet shërbimi parësor, me nevojat e tij e menjëhershme, edhe të vazhdojë shërbimi I specializuar.Prej 21 vjetësh, në 97 unë kam qenë drejtor I parësor dhe ai ishte qartësisht I ndarë pork y nuk di gjë. E dyta qendra shëndetësore e Laprakës është rikonstruktuar që në kohën time. Sot është bërë një andërr. Lapraka kishte nevojë te zona e Josif Pashkos, që mbulon gati 10 mijë banorë, ajp ka nevojë për qendër shëndetësore të re. E treat që ndahet shërbimi shëndetësor nga shërbimi i specializuar, kjo ka 70 vjet nga ministria e parë e shëndetësisë, Kurse përsa I takon sistemit të referimit të thotë ky, I pari që e ka mbështetur ka qenë në vitin 2009,dhe ti e di shumë mirë se ke mbuluar sektorin e shëndetësisë, kur unë kam vendosur sistemin e referimit të padiskutueshëm në gjithë territorin e Republikës. Tani elektronik a jo elektronik, a kemi sistem referimi, po kemi.

Doktoresha që kishim ne sot këtu tha se ka, me një rekomandim me letër dore sot bëhet me kompjuter.
Në vitin 2009, në QSU, ky hynin e dilnin në ditë rreth 62 mijë njerëz. Mbasi u vendos sistemi I referimit që u vendos në fillim të nëntorit 2009 ky numër ra 23-2ç mijë,. Do të thotë ra në masën 60 %. Rikthimi I dyndjes së QSU,spitalin e ri të urgjencës të cilin e kam bërë unë jo Edi Rama së bashku me qendrën e re kundër drogës dhe toksifikimit I kemi bërë ne jo Edi Rama sepse atje nuk është bërë asgjë e re. çfarë ndodhi u ça filtri I referimit, u fut ideja e shëndetësisë falas dhe çdo njëri mund ta marri mund të vijë në Tiranë, të prenotojë një vizitë dhe tërë themelet e sistemit të referimit që ruan kapilaritetin dhe ofrimin rajonal të ndihmës. Pra ajo që afrohet në këtë rajon nuk mund të afrohet në qendër. Këtë nuk e ka njoftuar njëri që sistem referimi ka pasur, sistem parësor ka pasur. Por 5a kam unë 5 vjet që po them, pse e kisha këtë shqetësim? Unë jam referuar gjithmonë si një specialist I vjetër dhe që e njeh sistemin. Dhe këto filtra që janë çarë prodhojnë që ai në vend që të paguajë para që të bëjë një qendër të re në Josif Pashko që janë 10.000 njerëz se gjithë njësia është gati 6km e gjerë. Kush njeh organizimin e sistemit parësor, dinamikën si funksionon dhe nuk është sistem parësor për ngjarjet e menjëhershme siç thotë ky se as këtë sia kanë shpjeguar mirë se nuk kupton. Sistemi parësor është baza është mirë për familjet, ndjek në mënyrë sistematike gjithë jetën e familjeve, jo ngjarjet e menjëhershme por dhe ndjekjet e zakonshme.Pra mjeku që është dhe mjeku I familjes ndjek gjithë historinë e kësaj familje .

E kuptoni ju të LSI që me protagonizmin tuaj sidomos në protestën dhe në ngjarjet në parlament keni ngjallur xhelozinë e aleatëve tradicional të PD. 
Nuk ekziston asnjë lloj xhelozie, secili ka vendin e tij në frontin e protestës, ka vend për të gjithë partitë, për ne për individët për ju…..

Do jetë 27 janari fillim dhe mos mbarim protestash…
Protestën e kemi filluar, në 18 dhjetor. Kjo është një vijimësi e cila vetëm ecën dhe kulmon. 

Jeni të kënaqur nga bashkëpunimi me PD?Znj. Kryemadhi ka folur dje për një pakt afatgjatë me PD..
Problemi qëndron këtu që fronti opozitar që kemi krijuar para disa javësh sigurisht do të marrë në mënyrë të natyrshme një ridimensionim politik pasi situate politie është shumë e rëndë dhe sigurisht do ketë një riformulim edhe te bashkëpunimit edhe të mënyrës dhe modaliteteve kështu që prandaj znj. Kryemadhi e ka shpaluur këtë sfidë me shumë të drejtë pasi mjaft mekanizma edhe politike duhet të vazhdojnë të jenë sa më të konsoliduara dhe të koaliduara. Sigurisht e gjithë kjo është në funksion jo thjesht të fjalës protestë se jeni shumë metafizik në këtë gjë, të morisë së organizimit të aksioneve opozitare. Sepse unë protestë po bëj sot këtu me ju…

Rama thotë që nuk doni të bëni reformën në drejtësi ndaj po I bëni këto…
Reforma në Drejtësi është në Shqipëri falë LSI..

Falë rënies me grusht të Ilir Metës?Rolit që morët?
Jo rolit që morëm, koseguences dhe votave të LSI,pa ato vota reforma nuk do shkonte në parlament. Pa LSI dhe Ilir Metën sigurisht në krye të kësaj pune nuk do kishte 1ç0 vota, sepse falë atij votimi ne hapëm negociatat e dini shumë mirë këtë gjë.Falë LSI ka dhe ligjin e Vetingut, e keni degjuar, se thotë më ky., Nuk kishte ligj Vettingu pa LSI, se kalonte me 8ç vota. PD nuk ishte në parlament. Dhe 8ç vota nuk I bëri ky. Rishikimi I organeve të Vettingut sepse skishte kandidat, nga 27 kishte 21. Edhe shtyrja ishte falë LSI. Pra do të thotë LSI jo ska pasur frikë, sepse skishte pse. Ky I ka penguar në të gjitha rastet dhe donte të pengonte dhe të krijonte alibi sikur ishin të tjerë sepse këtij I rëndonte. Tërë ata që duan të arrestohen atje, që janë drejtora policie të gjithë që lidhen me drogën, pra ishte e qartë që ky ishte I ngarkuar dhe ky kishte frikë dhe donte që dhe reforma që të mos bëhej. Ky edhe mashtrues edhe pa karakter, unë jam në një moshë të rëndësishme tani, rrallë kam parë në jetën time njerëz të tillë mizerabël. Nxorri me shumë të drejtë Monika Kryemadhi dje, po I shikonim me kuriozitet, donim të shlodheshim dhe lexonim idiotësirat e këtij që shkruante se pa LSI që ishte një aleatë strategjike dhe po ti kemi votat ne vetëm me LSI mund të qeverisim.Ju e dini që u lutën për aleancë dhe nuk e pranuam sepse këtë lloj inkriminimi nuk qëndronte tek ne. E kishim thënë mijëra herë brenda institucioneve, për ti dhënë mundësi reflektimit, e kundërta ndodhi prodhoi këtë hata politike shumë të rëndë sepse unë unë vete në Strasburg në Bruksel në takime politike dhe gjëja e parë që pyetet po si është puna e drogës. Identifikohemi sikur jemi një vend ku eskobarizmi është vendosur në krye të shtetit. Ky është shqetësim që duhet të trondiste secilin nga ne sepse nuk është një normalitet as për ne as për fëmijët tanë as për njëri tjetër, Ju referoni nga një krim përditë dhe trafiqet janë atje. Unë ju jap me bindje pas 5-6 orësh do tju bëjnë një telefon shikoni po nuk pati ndonjë kapje droge prapë.
Sigal