A do ta dekretojë paketën ‘Anti-shpifje’? Zëdhënësi i Metës: Presidenti do të shprehet në kohën e duhur

358
Sigal

Pasi Kuvendi miratoi sot me 82 vota pro paketën ‘Anti-Shpifje’, tashmë ngelet për t’u parë nëse Presidenti Meta do të dekretojë apo jo ligjin.

Në një reagim zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi iu është përgjigjur interesit të mediave për faktin se cili do të jetë qëndrimi i presidentit për këtë ligj. Blushi thekson se Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit.

Ja reagimi i Tedi Blushit
I pyetur nga mediat, se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit të Republikës ndaj së ashtuquajturës “Paketë anti-shpifje”, Zëdhënësi i Tij, z.Tedi Blushi sqaron se:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit.
Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar.