9 mashtrimet elektorale të Ramës, Monika Kryemadhi: Dështimi që po shohim sot me Integrimin Europian

240
Monika Kryemadhi
Sigal

Pas reagimit të ish- ministres së Intergimit , Klajda Gjosha ku shpaloste me pika të gjitha mashtrimet e Ramës. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka theksuar se ky është dështimi që ka ardhur si pasojë e jo vetëm këtyre 9 pikave.

“Shumë e vërtetë Klajda! Janë jo vetëm këto 9, por edhe shumë premtime të tjera që ai nuk i ka mbajtur. Edhe dështimi që po shohim sot me Integrimin Europian ka ardhur si pasojë e tyre. Është mirë t’ua kujtojmë njerëzve, në mënyrë që ata të gjykojnë vetë mbi atë çfarë ai ka premtuar dhe çfarë ka realizuar për të mbajtur pushtetin”, shkruan Kryemadhi.