Sot 1 qershori/ Opozita: Do të rrisim numrin e kopshteve e bonusit të bebeve. Programi i PL nga ushqimi falas deri te veshjet

123
Sigal

Meta: Programi i PL parashikon rritje të numrit të kopshteve dhe bonusit të bebes

Synohet rritja e bonusit të bebes, numri i kopshteve dhe çerdheve, si dhe rritje e kohëzgjatjes që fëmijët të mund të rrinë në këto institucione. PL mbështet familjet e reja

Presidenti i Partisë së lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka theksuar mbështetjen që programi i PL i jep familjeve shqiptare me qëllim ndalimin e shpopullimit dhe lehtësimin e jetës sidomos për familjet e reja. Meta u shpreh se synohet rritja e bonusit të bebes, numri i kopshteve dhe çerdheve, si dhe rritje e kohëzgjatjes, që fëmijët të mund të rrinë në këto institucione. PL mbështet familjet e reja, në program përfshihet shtimi i personelit në kopshte e çerdhe dhe rritja e orëve ku fëmijët të mund të rrinë nën kujdesin e edukatoreve. Nxisim nënat e reja të lindin më shumë fëmijë duke i ofruar infrastruktura më të mira mbështetëse.

 

Partia e Lirisë me 5 prioritetet e saj për 4 milion shqiptarë plus, angazhohet për:

Pagat për nënat në masën 70 deri në 100 % të pagës për dy vitet pas lindjes.

Do të 3-fishohet bonusi i bebes.

Për nënat me më shumë se dy fëmijë ulje taksash në paga dhe të ardhura.

Kredi për çiftet e reja 20 mijë euro, ku interesat do t’i paguajë shteti.

Ofrim i shtëpive për çiftet e reja, sipas modelit hungarez.

Krijimi i fondit për banesa për çiftet e reja.

Kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje e kredisë me 3,000 euro për fëmijën e parë, 6,000 euro për fëmijën e dytë dhe 10,000 euro për fëmijën e tretë dhe progresivisht.

Mbështetja falas me ushqime, dhe suplementet ushqimore të domosdoshme për gratë shtatzëna në gjendje varfërie e papunësie deri në një vit pas lindjes së fëmijës.

Reduktim i vdekjeve foshnjore dhe nënave në lindje duke përmirësuar kujdesin, për nënën dhe fëmijën.

Garantimi nga shteti i punësimit të grave shtatzëna.

Garantimi nga shteti falas i ushqimeve dhe suplementeve ushqimore, deri në 1 vit për familjet në varfëri dhe të papuna.

Garantimi nga shteti falas i veshjeve dhe aksesorëve pediatrikë për një periudhë 1-vjeçare, për fëmijët e lindur në familje në varfëri dhe të papuna.

Mbulim i plotë falas i të gjithë barnave për nënat dhe fëmijët e porsalindur për një periudhë 1-vjeçare.

Pagesa e kujdestarëve gjatë shtatzënisë.

Sistemi i kateringut në kopshte, çerdhe dhe shkolla.

Rritjen e ndihmës sociale, për fëmijët në familje me prindër të divorcuar.

3-fishimin e çerdheve dhe kopshteve publike.

Garantimin e plotë dhe rritje e sigurisë në çdo çerdhe dhe kopsht publik, me kontroll të dedikuar.

Kontroll rigoroz të cilësisë së ushqimit në çdo çerdhe dhe kopsht publik.

Zgjatjen e orarit të çerdheve dhe kopshteve dhe njëkohësisht shtimi i personelit mbështetës dhe të edukatorëve.

Sigurimi i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte dhe ambiente rekreative për çdo fëmijë.

Ulja e TVSH-së për fëmijët deri në 5-vjeç për veshje, ushqime, libra dhe lodra.