65-vjetori i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Meta: Bujqësia dhe turizmi, sektorë me rëndësi

528
Presidenti Ilir Meta i është bashkuar paraditen e sotme aktivitetit të organizuar në Institutin Bujqësor të Kamzës me rastin e 65-vjetorit të krijimit të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Kreu i Shtetit ka theksuar se bujqësia dhe bujqësia dhe turizmi janë sektorë prioritarë për zhvillimin e vendit.
“Ekonomia shqiptare ndodhet para sfidës së madhe të integrimit; sfidat tuaja mbetën të hapura për rritjen e prodhimit dhe hapjen e vendeve të punës”, u shpreh Presidenti Meta.
“Shembulli i prodhimit të vezëve në vend duhet të shtrihet edhe në sektorët e tjerë, por për këtë nuk mjafton vetëm rritja e prodhimit por plotësimi i standarteve sidomos i sigurisë shqiptare. Këto nuk mund të arrihen pa një brez të mirëedukuar që ka këtë qëndër unikale, Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Dua të falenderoj studentët për këtë zgjedhje të mençur dhe ftoj të rinjtë të zgjedhin këto shkenca, dhe të japin kontributin e tyre në këtë fushë”, tha Kreu i Shtetit, Ilir Meta.
Sigal