40 fletë më tepër, Kryemadhi: Padi në Prokurori për komisionerët e Kolshit

523
Padi në Prokurori për shtatë komisionerët e Komunës Kolsh. Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka konsideruar një akt shumë të rëndë faktin që në kutinë 720 të kësaj komune janë gjetur 40 fletë votimi mbi numrin e njerëzve që kanë marrë pjesë në votime.
“Është një cenim i procesit zgjedhor. Është një deformim i votës së qytetarëve. Dua t’ju njoftoj që ne do të bëjmë padi në Prokurori për të 7 komisionerët, të PS, të LSI apo të PD dhe i ftoj edhe kolegët e PD-së që ta bëjnë edhe ata të njëjtën gjë. Sepse mendoj se ne duhet t’i japim fund procesit të deformimit të votës që i bëjmë qytetarëve”, u shpreh Kryemadhi.
“40 fletë votimi nuk është gabim njerëzor, por është një dorë e fshehtë që i ka futur”, tha ajo
Sigal