Petrit Vasili: 30 qershori i paligjshëm dhe faqe e zezë në historinë e Shqipërisë

455
Sigal

Nën/Kryetari i LSI-së Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook ka thënë se 30 Qershori është i paligjshëm dhe një fazë e zezë në historinë e Shqipërisë pasi nuk ka pasur zgjedhje, por votime të organizuara nga partia në pushtet dhe KQZ rilindase. Gjithashtu Vasili shton se zgjedhjet në 13 Tetor është rruga dhe shpëtimi i vetëm për shqiptarët dhe integrimin.

POSTIMI I PLOTË

30 qershori i paligjshëm dhe faqe e zezë në historinë e Shqipërisë.

Zgjedhje në 13 tetor, kjo është rruga dhe shpëtimi i vetëm për shqiptarët dhe integrimin.

KQZ kreu një veprim banditësh dje sepse zgjedhjet nuk i ndalin dot 4 kamikazë të rilindjes nr KQZ.

Edi Rama dhe rilindja gjallojnë vetëm përmes bojkotimit zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe bojkotit të çdo forme të funksionimit të shtetit të drejtës.

KQZ rilindase si një kamikaze e vërtetë rrëzon dekretet e Presidentit dhe bojkoton edhe detyrën e ngarkuar me ligj për të organizuar zgjedhjet, bile KQZ rilindase bojkoton marrëzisht edhe veten duke mos marrë pjesë në mbledhjet e saj ku ka detyrim të jetë e të shprehë qëndrimin e saj për Kërkesën e Opozitës që KQZ të kryejë detyrën për organizimin e zgjedhjeve në 13 tetor.

Arsyeja e vetme që KQZ bojkoton është se rilindja nuk pranon zgjedhje ku ka garë të vërtetë, por kërkon e zhvillon vetëm votime ku konkuron me vetveten, voton po vetë, numëron vetë dhe shpall rezultatet vetë.

Opozita është më e vendosur se kurrë që vetëm përmes pjesëmarrjes së saj në zgjedhjet e 13 tetorit fillon zgjidhja e rëndësishme politike për vendin që ndodhet në momentin më kritik dhe ky objektiv është i patjetërsueshëm.

Opozita është e vendosur që ti japë zgjidhje situatës përmes dialogut dhe konstruktivitetit, që si hap të parë ka vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe me standarte të 13 tetorit ashtu siç ligji dhe Kushtetuta përcaktojnë me anë të Dekretit të Presidentit.

Nuk do të lejojmë që fati i 3 milion shqiptarëve të mbetet peng e fatit të një të çmenduri në krye të qeverisë.

3 milion shqiptarët dhe Shqipëria janë mbi të gjitha kryeministrat që vijnë e ikin, pasi s’janë ata Shqipëria.

Zgjedhjet në 13 tetor janë zgjidhja e vetme, shpëtimi i vetëm dhe askush që do Shqipërinë nuk mund dhe nuk i lejohet që t’i shmanget kësaj rrugë, që shpëton shqiptarët nga skamja ekonomike dhe izolimi shkatërrimtar.

I vetmi armik i zgjedhjeve dhe integrimit dhe i vetmi që nuk do zgjedhje, por votime dhe një Shqipëri të izoluar është Edi Rama.

Ndaj zgjedhjet janë shpëtimi i vetëm i shtetit ligjor të shkatërruar dhe të vënë në shërbim të krimit korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe rilindjes.

Në 30 Qershor nuk ka pasur zgjedhje.
ODIHR dhe zj.Glover shumë qartë deklaroi
-se shqiptaret nuk zgjodhen se nuk kishte asnje mundesi zgjedhje per shkak se konkuronte vetëm rilindja,
-se Dekretin e Presidentit e shqyrton vetëm Gjykata Kushtetuese ndërsa KQZ pra ka vendosur në mënyre të paligjshme të mos zbatojë Dekretin e presidentit sipas urdherit të Edi Ramës,
-se Bindja Demokratike është regjistruar në mënyrë të paligjshme në zgjedhje dhe më e rëndësishmja
– se refuzimi nga KQZ i regjistrimit të komisionerëve të opozitës për të kontrolluar procesin,ky vendim politik i KWZ rilindase solli që nuk kishte më balancim në komisione, pra komisionet ishin vetëm të rilindjes që vidhnin e manipulonin votat hapur sa ju deshën 4 javë që të nxirrte rezultatet pas hajdutërisë së votave.

Edhe Palmer tha të njejtën gjë që shqiptarët nuk kishin mundësi zgjedhjeje, pra ishin thjesht votime të një partie.

Këta kryetarë bashkie që po shkojnë nëper zyra duke shqyer dyert me pinca e kaçavida,janë një turp dhe një faqe e zezë.

Imagjinoni si do shkojë kryetari në Shkodër ku kanë votuar vetëm 5 %.
Demokracia është vetëm pushteti i shumicës që del nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rrugë tjetër nuk ka.

Rilindja është pakica e pakicës së pakicës.

Kur në 30 Qershor nuk ka pasur zgjedhje dhe ka pasur vetëm votime, këtu fillon edhe kriza e përfaqësimit është nëna e të gjitha krizave që shkatërrojnë një vend.

Në vitin 1991 shqiptarët janë ngritur në këmbë dhe nuk e dinin ku po shkonin me qartësi, por kishin vetëm një objektiv, të kishin të drejtë të zgjidhnin dhe të flisnin të lirë.
Shqiptarëve sot nuk u lejohet të zgjedhin për shkak të Edi Ramës, që do votime moniste, por këtë të drejtë të shenjtë jo Edi Rama, por s’ka burrë nëne qe t’ua heqë dot shqiptarëve, të cilët me hir apo me pahir do ta fitojnë dhe do ta ushtrojnë për të shpëtuar vendin nga hajdutët e qeverisë.