Pas ngjarjeve kriminale dhe misterioze të orëve të fundit, ku në disa qytete të vendit, Peshkopi, Lezhë dhe Vlorë pati shpërthime me eksplozivë dhe zjarrëvënie, reagon ish-kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se, “nata e kaluar e narkoshtetit u dallua për eksplozivë, zjarre mafioze në Peshkopi, Lezhë, Vlorë duke dëshmuar kështu se uji fle por mafia nuk fle!”
“Natë eksplozivesh, zjarresh mafiozë në Lezhë, Peshkopi, Vlorë në narkoshtetin e Edvin Mafisë!
Miq, nata e kaluar e narkoshtetit u dallua për eksplozivë, zjarre mafioze në Peshkopi, Lezhë, Vlorë duke dëshmuar kështu se uji flen por mafia nuk fle! Autoret u kthyen në shpellat e tyre të mafies dhe po presin të ndërmarrin aktet e radhës natën që vjen. Narkopolicia tha mafia është e jona!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.


















