23 vite nga ekzekutimi i Azem Hajdarit, Presidenti Meta: Frymëzim nga energjia dhe guximi i tij

151
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar figurën e Azem Hajdarit në 23-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Meta shkruan se Hajdari ishte udhëheqës i lëvizjes që solli pluralizmin politik dhe demokracinë. Azem Hajdari u ekzekutua 23 vite më parë, bashkë me truprojën Besim Çerja, pranë selisë së asaj kohe të Partisë Demokratike.

“Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë. Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan Meta.