17 vjetori i pavarësisë së Kosovës, Presidenti Begaj: Nderim për mijëra jetë të sakrifikuara për lirinë!

Presidenti Bajram Begaj ka uruar sot 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit nuk ka harruar të ndalet tek mijëra jetët e dhëna për liri.

Sigal

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë!
Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë!
Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje!
Gëzuar!”, shkruan Begaj.