1400 kontenierë me plehra nga Italia në Shqipëri, reagon Duka: Shqetësuese! Kjo çështje të marrë vëmendjen e duhur

449
Kreu i PAA, z. Agron Duka reagon në një njoftim për shtyp në lidhje me lajmin e publikuar nga mediat Italiane sipas të cilit vendi fqinj, Italia, ka eksportuar drejt Maqedonisë duke përdorur Shqipërinë si pikë tranziti mijera ton mbetje, por që nuk kanë perfunduar në destinacion, duke shtuar kështu dyshimet se se ato kanë mbetur në vendin tonë.
Reagimi i plotë i Dukës

Mediat italiane denoncojnë trafikun e plehrave nga Italia në Shqipëri.
Të nderuar qytetarë, një lajm shqetësues është berë sot publik në mediat italiane. 1300 konteiner me destinacion landfilldin e Shkupit, në Maqedoni, janë zhdukur në territorin tonë. Një mijë e treqind konteinerët janë nisur nga porti kalabrez i Gioia Tauro, të mbushur me mbetje urbane dhe industriale, dhe kanë mbritur në Durrës. Sipas hetimeve të deritanishme kë to mbetje nuk kanë dalë nga territori shqiptar. 
“2.604 konteiner të nisur nga porti italian i Gioia Tauro kanë mbritur në Durrës, por në pikën doganore të Qafë Thanës kanë kaluar vetëm 1140, pjesa tjetër është zhdukur” lexohet në artikull.
Hetime mbi këtë çështje janë ngritur në Itali dhe në Maqedoni. Ekzistojnë dyshime se këto plehëra janë groposur ose djegur në territorin tonë nga mafia italiane.
Si qytetarë i thjesht, si Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste dhe si deputet i Parlamentit Shqiptar po ndaj me ju linkun e gazetë s italiane me shpresë n që kjo çështje të marrë vëmendjen e duhur. 
Faleminderit!
Sigal