Fshehja e pasurisë, Shkëlzen Berisha: Ja çfarë do të mbulojë Rama me shpifjet ndaj meje

614
Pasi dështoi edhe njëherë Komisioni Hetimor i CEZ, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka folur për mediat. Ai i ka qëndruar përsëri stoik vendimit të tij për të mos dëshmuar para Taulant Ballës, me pretendimin se ai është i dënuar me vendim gjykate. Berisha u shpreh se ky është një teatër i vazhdueshëm i Ramës, i cili kërkon të mbulojë aferat e tij, si vjedhja e mbi 600 milionë euro nga CEZ, vila në Surrel, kalimin me makinë të kufirit nga Olsi Rama dhe njërit prej grupit të kokainës në Xibrakë, Genci Xhixha dhe nxjerrjen e kriminelëve dhe mbjelljen e kanabisit për qëllime elektorale.
Fjalimi i Berishës:
“Kam një dokument që vërteton që çdo taksë është paguar sipas kontratës. Ai atje lart është vetëm për të shpifur, ka profesion si shpifës, jeton si shpifës. Pasi të vërtetohet dhe kjo, se është deklaratë nga Tatimet kjo, do dëgjoni dhe një gënjeshtër të rradhës. Të gjitha janë gënjeshtra paraelektorale të porositura nga Edi Rama. Ai kërkon të mbulojë vjedhjet e tij 634 milion euro në marrëveshjen që ka bërë me ÇEZ. Kërkon të mbulojë sarajet e Surrelit me vlerë miliona euro, sa taksa ka paguar ai për këto? Nuk keni parë kurrë sa sa taksa ka paguar as një faturë të ndërtimeve në Surrel. Kërkon të mbulojë pallatin 5 katësh të bashkëshortes së tij në mes të Tiranës pa asnjë faturë. Ka deklaruar vetë se pallati është ndërtuar me para gjaku. Rama kërkon të mbulojë fakte tronditëse që pritet të dalin shumë shpejt që vërtetojnë kalimin e kufirit të vëllait të tij Olsi Rama me makinën e kryetrafikantit të drogës Genci Xhixha që ka qenë kapo e grupit të Xibrakës. Kjo shpjegon dhe arsyen që Xhixha nuk u kap nga policia. Edi Rama është i gatshëm të thotë çdo gënjeshtër, ti lëpihet çdo krimineli që të qëndrojë në pushtet.
Erdha për dëshminë, por nuk mund të pranoj që ky Komision të drejtohet nga një njeri që nuk zbaton kodin e proçedurës penale, i shkel proçedurat hetimore parlamentare, nuk respekton ligjin e konfliktit të interesit dhe për më tepër nuk zbaton as vendimin e gjykatës. Sa kohë bën palaçon e Edi Ramës në Komision është shumë e qartë që Edi Rama e mbron atë nga ligji. Në fund e kuptuan që nuk pranoj të bëhem pjesë e teatrit të tyre politik, kanë bërë shumë mirë që ti drejtohen rrugës ligjore. Aty do marrin përgjigjen e merituar si palaço, si tutori i palaços, siç e kanë marrë në të gjitha rastet kur kam ngritur padi ndaj tyre për shpifje.
Komisioni është kthyer në një majmun që kërcën nga një degë në tjetrën. Me zotin Mulleti kam një kontratë ndërmjetësimi para 10 vitesh për shitëblerjen e një prone. Kontrata është bërë në mes të 2008, një vit para se pagesa për këtë shërbim të mbërrinte në llogarinë time. Ekziston një kontratë noteriale për këtë. Tatim-fitimi është mbajtur në burim. Unë kam 12 vjet që bëj deklarim të pasurisë. Çdo qindarkë timen e keni në vetëdeklarim në ILDKP.”
Sigal