Zonja Kim na dhuroi mbrëmë në TV Klan “Bananen e Artë” për zgjedhjet e 25 Prillit

405
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri

Ndarje stimujsh nga Ambasadorja e SHBA

Ndërkohë në BE:

10 shtete të Bashkimit Evropian afër vetos të integrimit

Gazetarja Erisa Zykaj nga Brukseli, u shpreh dje,
se 17 vende anëtare të BE-së, janë pro integrimit të Shqipërisë, pavarësisht problemeve që ka, ndërsa nga ana tjetër, 10 vende të tjera shprehen se, vendi ynë nuk i ka plotësuar kushtet për të qenë pjesë e Konferencës. Erisa Zykaj: “Aktualisht kemi dy grupime të caktuara të Shteteve Anëtare të BE-së, të cilat janë të ndryshme, lidhur me faktin a mund të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Janë 17 vende të BE-së që janë pro integrimit evropian, të cilat thonë se me problemet që ka Shqipëria, sigurisht që duhet të zgjidhen, ne e dimë që ka një kushtëzim të caktuar,
por sipas tyre këto mund të zgjidhen pasi të hapen negociatat.
Kemi dhe grupimin tjetër, i cili arrin në një grupim që arrin deri në 10 vende anëtare të BE-së, 5 janë ato që shpjegojnë se përse Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për t’u futur në konferencë ndërqeveritare, ndërsa 5 vendet e tjera, që janë jo të zëshme, por që kanë të njëjtin qëndrim.”
Zykaj thotë se, zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin të drejta dhe demokratike dhe thekson se, vjedhja e të dhënave, përdorimi i administratës në favor të zgjedhjeve, dhe parregullsitë që u hasën, janë probleme të mëdha që duhen të merren seriozisht. Teksa ka vënë theksin te vjedhja e të dhënave të 910 mijë qytetarëve, gazetarja është shprehur se po të kishte ndodhur në një vend tjetër, qeveria do kishte rënë. Erisa Zykaj: “Këto kushte janë të qarta, e para ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe kjo reformë lidhet me zbatimin e saj, me zgjedhjet që u zhvilluan. Të gjithë shtetet anëtare janë njohur me raportin paraprak të OSBE/ ODIHR, ku është konstatuar se ka pasur parregullsi që kanë të bëjnë me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në vendet nordike, nuk mund të imagjinohet se si mund të rrjedhin të dhënat personale të qytetarëve. Në çdo shtet evropian po të kishte ndodhur kjo, qeveria do kishte rënë me kohë. Dhe së treti, kemi të bëjmë me të gjitha parregullsitë e tjera që janë nga OSBE/ ODIHR, me faktin e përdorimit të administratës zgjedhore në favor të zgjedhjeve. Kemi të bëjmë me tre shkelje, që nga shtetet anëtare shihen me seriozitet shumë të lartë. Është e qartë se këto problem, duhet të trajtohen në mënyrë serioze. Diferenca është se kemi grupin që është pro zgjerimit, që normalisht janë ata që kanë përfituar gjithmonë nga BE, dhe nga ana tjetër, është grupi që nuk janë dakord. Para se të zhvillohen zgjedhjet, ka pasur mesazhe të qarta nga Komisioni Evropian, shtetet anëtare të BE-së, nga Parlamenti Evropian që të kenë kujdes, pasi kjo do të jetë prova e parë për demokracinë në Shqipëri. Të kenë kujdes se nëse zgjedhjet nuk do të zhvillohen sipas standardeve evropiane, kjo do të cënojë integrimin evropian të vendit. Sinjalet kanë qenë me zgjedhjet. Ajo që është problem është dialogu mes partive. Si mundet që shtetet anëtare të negociojnë me një vend ku ka probleme të jashtëzakonshme të dialogut politik mes opozitës dhe qeverisë?”