Zgjedhje po, por jo edhe Zgjidhje

650
Bislim Hoti
Ish deputet i Kosovës
Në Kosovë dhe Shqipëri përfunduan zgjedhjet me fitore të atyre, që nuk premtojnë zgjidhje të problemeve të shumta, me të cilat ballafaqohet popullata; nga personat e krimit dhe të korrupsionit. Militantët, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, i gëzohen partive fituese, duke mos e vlerësuar se partitë e dala fituese në këto zgjedhje nuk e kanë vullnetin e popullatës, por vullnetin e militantëve, kriminelëve dhe të korruptuarve, (apo të atyre që mundohen të fitojnë pa djersë, por me taksat e qytetarëve). Në zgjedhje nuk dolën më tepër se 40%e shtetasve, prandaj partia fituese në Kosovë gëzon respektin e 15% të qytetarëve, ndërsa partia fituese në Shqipëri 20% të popullsisë.
Pse ndodh kjo?
Kjo ndodh sepse ne nuk kemi arritur të krijojmë shtet të së Drejtës: Njerëzit e pa ditur shesin Dituri, ndërsa i pa Drejti ndan Drejtësi. Për të dalë nga kjo krizë, kërkohen shumë reforma, duke filluar nga drejtësia, e cila është nën mbikëqyrjen dhe sundimit e partive politike. Gjyqtarët, Prokurorët, Kryeprokurori duhen të zgjidhen me votën e popullit, e jo të jenë të emëruar nga partitë politike. Sikur Presidenti i Kosovës të ishte zgjedhur me votën e popullit e jo të politikës, unë do ju isha betuar se: Hashim Thaçi kurrë nuk do te kishte qenë President. Pra këto zgjedhje duhet të na frikësojnë dhe të na bëjnë për të menduar, se përse mbi 60% e popullatës nuk marrin pjesë në zgjedhje? Pra janë zgjedhje për t’i vajtuar e jo për t’i festuar, që sipas meje nuk do të ketë mundësi që ta përfundojnë mandatin deri në fund, por ndoshta brenda vitit do kemi zgjedhje të reja si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.
Sigal