Zef Preçi: Shqipëria dhe impakti social-ekonomik të parave të krimit të organizuar

Prania e shtuar gjatë dekadës së fundit e burimeve financiare me origjinë aktivitetet e paligjshme brenda dhe jashtë vendit ka sjellë ndikime si psh deformime të tregjeve; rënie relative e pranisë së investimeve të huaja nga vendet Perëndimore, apo ndryshe “brand names”, rritje dhe sofistikim i korrupsionit në qeverisjen e vendit, i cunguar i institucioneve ligj-zbatuese të vendit, thellim i polarizimit social, etj.

Ashtu si në vendet e tjera me qeverisje klanore, me institucione të dobëta dhe ende të pakonsoliduara, të korruptuara dhe me një kontroll të fortë të ezkekutivit mbi degët e tjera të shtetit, krimi i organizuar operon kryesisht nën motive financiare për pasurim të shpejtë dhe të lehtë. Grupet shqiptare e krimit të organizuar kanë rritur pasuritë e tyre dhe po përdorin çdo mjet për t’i injektuar ato në ekonominë e vendit përmes skemave të ndryshme të pastrimit të parave. Nëse në nivel global shumat e këtyre parave variojnë nga 2-5% te GPD-së (Interpol) në rastin e Shqipërisë ky nivel mendohet se është dukshëm më i lartë. Kjo edhe për shkak të paqartësive në politikat publike të qeverisë në lidhje me amnistinë fiskale, të aseteve dhe penale; me nxitjen e invesitemeve nga diaspora, me “pasaportat e arta”, etj.

Prania e shtuar gjatë dekadës së fundit e burimeve financiare me origjinë aktivitetet e paligjshme brenda dhe jashtë vendit, kryesisht jashtë tij, shfaqur një sërë ndikimesh negative social-ekonomike që duhen adresuar. Të tilla jane p.sh deformime të tregjeve; rënie relative e pranisë se investimeve të huaja nga vendet Perëndimore apo ndryshe “brand names”, rritje dhe sofistikim i korrupsionit në qeverisjen e vendit, performancë e dobët e autoriteteve fiskale e doganore, legjtimitet i cunguar i institucioneve ligje-zbatuese të vendit, thellim i polarizimit social, etj.

Sigal

Kështu studime të besueshme konfirmojnë rritjen e shkallës së përqendrimit të prokurimeve publike në një numër gjithnjë e më të kufizuar te firmave pjesmarrëse, rritje të peshës specifike në treg dhe zotërim të tregjeve nga kompani me pronësi te dyshimtë, apo të panjohur të plotë apo të pjesshme . Kjo sepse  bizneset e paligjshme konkurrojnë në mënyrë të padrejtë.

Edhe pse në shifra absolute është ruajtur prej vitesh një prani e lartë e investimeve të huaja direkte (FDI), për shkak të rritjes rrezikut të perceptuar nga prania e parave të krimit të organizuar në ekonominë shqiptare vihet re një zvogëlim apo dalje nga tregu vendas i pranise se kompanive nga vendet e BE dhe rritje e peshës së kompanive nga vendet jashtë saj si: Kina, Turqia, vendet arabe, etj.

Megjithë arritjet e njohura të SPAK në ndëshkimin të krimit të organizuar në shoqërinë dhe ekomominë shqiptare dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, ky i fundit, tashmë shumë më i sofistikuar se më parë, po ushqehet intensivisht nga krimi i organizuar që po gërryen besimin publik duke shtrembëruar politikat ekonomike, që synojnë përshpejtimin e zhvillimit të vendit dhe që po dobëson institucionet e shtetit. Kështu edhe mbledhshmëria e taksave në vend mbetet në kufinjtë 27-28% e GPD-së, në një kohë që vendet përreth kanë një performancë fiskale 10-15% më të lartë… Sipas TI, progresi i vendit mbetet modest në renditjen e vendit në Indeksin e Korrupsionit, aktualisht vendi renditet në vendin e 80 kundrejt 180 vendeve pjesmarrëse në këtë indeks (2024), ne nivelin e 42 pikëve nga 100 të mundshme (100 vendi më i pastër/pakorruptuar).

Një specifikë tjetër e ndikimit të parave të krimit të organizuar në ekonominë shqiptare është niveli relativisht i lartë i sektorit informal të ekonomisë, që reflekton presionin në rritje të këtyre parave për t’u pastruar dhe formalizuar, gjë që shihet të realizohet në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të patundshme, lojrave të fatit, etj. Nuk mungojnë edhe rastet e denoncuara, apo në hetim mbi përpjekjet e zotëruesve të këtyre parave për të penetruar në infrastrukturën dhe shërbimet publike (p.sh përmes kontratave të llojit partneritet publik-privat, investimeve strategjike, etj).

Një ndër format më të larta të ndikimit negativ të parave me origjinë krimin e organizuar janë edhe shfaqjet e “kapjes së shtetit” nga lobistët e biznesmenë klientë të qeverisë dhe oligarkët në bashkëpunim me ta nëpërmjet “ligjeve të porositura” apo që garantojnë privilegje financiare dhe mbrojtje ligjore në tregje të caktuara për firmat e zotëruara prej tyre.

Ndërkaq mbiçmimi në treg prej disa vitesh i monedhës shqiptare (ALL) kundrejt monedhave të huaja është dëshmia më e pakundërshtueshme e sasisë kolosale të monedhave perëndimore, kryesisht të Eurove, që qarkullojnë aktualisht në ekonominë shqiptare me të gjitha pasojat negative që sjell ky fenomen në deformimin e tregjeve, blerjen e vendim-marrjes dhe ligje-bërjes, dobësimin e prodhimit vendas, përkqësimin e eksporteve dhe të konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, etj.