Zef Preçi: Refleksion personal mbi çështjen “Balluku”

Nga nje kalim i shpejte ne rrjetet sociale verej se opinoni publik po ndahet me shpejtesi ne dy blloqe te medha (pervec indiferenteve) ne lidhje me vendimin e Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë te dites se djeshme per ceshtjen Balluku. Fjala eshte per mbeshtetjen nga nje pjese e mire e opinionit publik, por edhe te pranise se nje numri kontestantesh, kryesisht duke bere intepretime juridike, ndonese kjo gjykate ka ofruar edhe mbeshtetjen apo bazen ligjore per vendimin e vet.

Duke qene se personalisht e kam mbeshtetur ne vijimesi SPAK prej fillimit te funksionimit te kesaj agjencie, atehere kur Kuvendi i Shqiperise votoi ndryshimet kushtetuese nen presionin e Ambasades se SHBA ne Tirane, po ofroj ne koment rreth kesaj ceshtjeje.
Se pari, respektimi i prezumimit te pafajsise per znj. Balluku eshte dicka qe duhet respektuar nga te gjithe ne, perndryshe rrezikojme te bejme “prokurorin popullor” tashme te kapercyer ne kohe. Ndersa doreheqja e pritshme e saj do te clironte mazhorancen nga nje peshe gjeresisht te pranuar ne opinion, per te pritur me qetesi nje proces gjyqesor te drejte dhe te bazuar ne prova.

NOA

Se dyti, kur flet gjykata, eshte ne interesin e publikut, por edhe te paleve ndaj te cilave ngrihen akuza, qe gjithe te tjeret te heshtin. Ne 35 vitet e fundit modelet kur turma qytetaresh te manipuluara politikisht protestojne ne dyert e nje gjykate sic ndodhi ne mos gaboj me 2016 nen drejtimin e ministrit te brendshem te kohes Tahiri, apo kur nje turme punonjesish bashkiake te rrethojne SPAK-un sic ndodhi me rastin e kreut te paraburgosur te Bashkise e Tiranes eshte e kapercyer ne kohe dhe ne hapesire.

Se treti, per cilindo qe voton e paguan taksa dhe qe nuk ka vendosur te largohet nga ky vend por te qendroje ketu, sot eshte nje dite vertet e madhe: per here te pare po konfirmohet publikisht ndarja reale e pushteteve, po konfirmohet publikisht qe koha kur nje person i vetem kontrollon te gjitha pushtetet ashtu si deri me sot, tashme kane marre fund. Kjo eshte edhe fitorja e pare e madhe publike e reformes ne drejtesi te nisur nje dekade me pare. Kjo qe ndodhi sot nuk eshte nje sfide personale per KM Rama dhe as prove force ndaj pushtetit te tij, por deshmi qe SPAK po vepron ne permbushje te rolit te tij kushtetues dhe te pritshmerive te qytetareve, votuesve e taksa-paguesve shqiptare, te cilin duhet te mbeshtesim dhe monitorojme me kujdes ne kursin e kohes. Emocionet nuk duhet te na erresojne aresyen per te mos dalluar “pyllin prapa drureve”…