Ylli Meçe: Midis tradhëtisë…dhe atdhedashurisë

Sigurimi i shtetit nuk ka patur mbase dhe as sot nuk e dijnë se në vitin 1986 në vendbazimin e Katrave silurues në Ishullin e Sazanit, prej një grupi marinarësh (edhe këta ish pjestarë ekipazhi) ishte planifikuar rrëmbimi i një Katri Silurues dhe arratisja e tij drejt Italisë.


Do të ishte një nga ngjarjet më të bujshme, e cila mund të shkarkonte një furtunë të vërtetë që nga Komanda e Flotës Luftarako – Detare, Ministria e Mbrojtjes së asaj kohe e deri në udhëheqësa të lartë në Byronë Politike nëse do të ishte realizuar. E për më keq akoma, as Sigurimi i shtetit nuk ka patur mbase dhe as sot nuk e dijnë se në vitin 1986 në vendbazimin e Katrave silurues në Ishullin e Sazanit, prej një grupi marinarësh (edhe këta ish pjestarë ekipazhi) ishte planifikuar rrëmbimi i një Katri Silurues dhe arratisja e tij drejt Italisë. Tash që po u shkruaj këtë ide, e cila nuk u realizua kurrë, lidhet me faktin se një nga ish marinarët e asaj kohe pak me shumë se 10 vjet më mbas, pra në kohen që u shkatërrua totalisht ushtria, por dhe që ishte antar i grupit të planifikuar për arratisje në vitin e shkatërrimit të plotë të ushtrisë më tregoi ngjarjen. Unë u trondita, por dhe u befasova shumë.
Ishte viti 1997 kur dëgjova të më thërrisnin nga poshtë ballkonit në emër. E njoha, ishte Edisoni ose Coli marinari i dikurshëm çapkën e hokatar. E thirra të vinte në shtëpi dhe ai ashtu bëri. Duke pirë kafen dhe nga një gotë raki, ai duke qeshur më tha se nëse më ndodhej ndonjë këllëf pistolete (këllëf veror) që t’ja jepja, sepse kur ishin hapur depot ushtarake në Vlorë ai kish rrëmbyer një pistolete “TT”. E vërteta është se unë e kisha një të tillë që më kish ngelur dhe ja dhashë duke i thënë: Merre Coli ta kesh kujtim, sepse mua më kanë liruar madje ma kanë hequr dhe statusin e ushtarakut…
Ai, me humor ma ktheu, më mirë pa status se sa të rrije nja 10-15 vjet në burg. Unë nuk e kuptova aspak se ku qëllonte ai, madje e keqkuptova duke menduar që isha me fat që Berisha nuk më pat futur në burg. Ndaj dhe qesha. Por Coli vazhdoi… E di ti Komandant se sot do ishe i persekutuar dhe po të kishe shkuar në burg mbasi të dilje prej tij do merrje goxha shpërblime?! Pa pritur që unë ta pyetja se përse….ai vazhdoi vet:- Do ishe i persekutuar, sepse ne kishim organizuar të rrëmbenim katrin silurues nga Sazani dhe të arratiseshim drejt Italie. E kishim rregulluar planin të tillë që gjithë pjestarët e grupit të ishin ndresa e tretë e shërbimit të rojes (dmth aty nga ora 02 30- 03 00) me qëllim që të mos kish më roje dhe ta kishim shumë më të lehtë kur të ndiznim motorrët e anijes e të largoheshim. Ne e kishim planifikuar ta lidhnim oficerin e rojes (duke i lidhur dhe gojën, por nuk do e vrisnim) dhe kështu do largoheshim…por ç’ti bëjmë Faikut, i cili në darkën e asaj nate që do arratiseshim e që u mblodhëm për t’i preçizuar dhe një herë gjërat, ndërhyri duke na thënë:- Ore mirë që do ikim, po a e dini se sa kanë për të vuajtur këto familjet tona?! E para – do jemi ne ata që do u japim një goditje shumë të rëndë në shpirt, sepse as ata nuk e prisnin këtë gjë, së dyti – familjet tona do na i internojnë kushedi se ku dhe gjithë opinioni do i shikojnë si armiq, por kemi dhe vëllezër e motra, që mund t’ju prishim fatin dhe lumturinë e tyre. Dhe së fundi – përse ta turpërojmë Atdheun tonë para atyre që dy herë na kanë pushtuar? Ja kështu or sh. Komandant, qysh oreeee…si me magji Fakja na ktheu që të gjithëve mëndjen!
Mua kjo histori që më rrënqethi gjer në palcë e më tronditi thuajse më shokoi teksa Coli vetëm buzëqeshte, sepse nga një shaka çapkënësh si ato të Colit që e mendoja dikur, po konturohej si një e vërtetë që dhe mund të kishte ndodhur. Realisht, pra dhe mundej ta realizonin dhe të arratiseshin.

Ideja, e cila nuk u realizua kurrë, lidhet me faktin se një nga ish marinarët e asaj kohe pak me shumë se 10 vjet më mbas, pra në kohen që u shkatërrua totalisht ushtria, por dhe që ishte antar i grupit të planifikuar për arratisje në vitin e shkatërrimit të plotë të ushtrisë më tregoi ngjarjen. Unë u trondita, por dhe u befasova shumë

Aty për aty i thashë këto fjalë: Ai Faiku (bocmani i anijes), ka bërë gjënë më të mirë, sepse ju ka shpëtuar jetën, nderin e dinjitetin, por dhe pa ju shpëtuar Faiku dhe sikur ta lidhnit oficerin e rojes, dalja e një katrisilurues nga baza, përherë shoqërohet nga raportimet e gjithë pikave ushtarake të shërbimit. Këtë gjë pa e ditur ata aspak planin tuaj , do raportonte e para bateria e topave 76m/m, që ishte e disllokuar mbi bazën ushtarake aty në kodër, që ka për detyrë të ruajë bazën, do raportonte PSV – 108 ,(Pika sinjalo- vrojtuese), PSV- 107, do raportonin pikat dhe bateritë bregdetare të Sazanit e Karaburunit dhe menjëherë do jepej alarmi për arratisjen e një katri silurues, e me këtë rast do ngriheshin avionët tanë gjujtës bombardues ata do ju bënin thirrje të ktheheshit dhe nëse ju nuk do i bindeshit do hapin zjarr apo do ju bombardonin duke ju mbytur në det të hapur.. . Mirë ..mirë vazhdoi Coli – ama dhe me kaq , juve dhe shumë shokëve të tu do ju lironin e do ju çonin në burg.

Sigal

Edhe mbase ja ktheva. Mirë nuk do më vinte, por ama fundja dhe mirë të ma bënin, sepse të të rrembejnë një anije luftarake dhe ti të jesh po në detyrë do të thotë që le t’i marrin të gjitha, sepse askush nuk jep llogari e askush nuk dënohet. Pra masa të rënda e ndëshkimore do merreshin me siguri të plotë. Do shkrihej e gjithë komanda e shtabi i Regjimentit të katrave silurues në Sazan dikush nga ne dhe do proçedohej penalisht eee …dua të them se do shkarkohej mbase dhe në ndjekje penale dhe Komanda e Bazës ushtarake pa folur këtu për ata më sipër e deri në Ministri. Të ishte e vërtetë kjo që po më thosh Coli apo ish një prodhim i fantazisë së tij?!

Për ta vërtetuar këtë ide për arratisje të mbetur në tentativë, kontaktova direkt me Faikun (Kajno), i cili e konfirmoi të gjithë planin dhe skenarin e arratisjes. Faiku me origjinë është nga Çamëria dhe duke i pohuar thuajse të gjitha këto, më tha se atë natë që kishin planifikuar arratisjen nuk e mbante vëndi, i ishin kujtuar vuajtjet dhe barbaritë e shovinistëve grekë ndaj popullsisë çame dhe gjyshërve të tij, që ishin shpërngulur ku me dhunë e ku me gjak nga toka mëmë, për të ardhur në Shqipëri. E mendova gjatë -tha Faiku – se po të iknim do kishte jo vetëm pasoja, por si ta bëja unë këtë gjë, mos vallë do më donte mua më shumë Italia se sa toka mëmë?! Më mirë i varfër e këtu në tokën time se sa të shkoj atje dhe të më bëjnë të punoj kundër vendit tim.

Të ma besosh komandant, kam qenë fillimisht në një dilemë të madhe si i themi në fije të perit midis tradhëtisë dhe atdhedashurisë. E vendosa që atë natë që: Jo nuk do arratisesha, por problemi ishte si të bindja grupin?! Pak a shumë u thash këto që ju tregova dhe juve. Coli (Edisoni) nuk ju ka gënjyer ai u ka thënë të vërtetën, isha unë ai që jua u ktheva mëndjen të gjithve që plani i arratisjes për të rrëmbyer katrin silurues të dështonte. E di mirë që fillimisht, kemi vepruar gabim, por ja që njeriu dhe gabon, por ama më shumë njihet në situata të vështira të zakonshme, por dhe të jashtzakonshme. Sinqerisht ta them, jam krenar jo vetëm që ndrova menjëherë mëndje, por dhe që arrita t’i bindja që të gjithë shokët e mi që kjo gjë nuk duhej bërë, sepse do t’i mbanim tërë jetën familjet tona me kokën ulur. …

Unë me këtë rast nuk e pashë më të arsyeshme e nuk i kërkova më emrat e atyre të tjerëve që ishin në përbërje të grupit. Nuk doja të bëja hetuesin, sepse dhe tani hodha e shkruajta ato që më patën treguar vet, sepse deri sa patën ndërruar mëndje përballë dilemës midis Tradhëtise apo Atdhedashurisë … Ata unanimisht zgjodhën Atdhedashurinë. Kjo flet më shumë se unë.